Preteni: Dosjet nuk mungojnë, por trajtimi i tyre problematik

  • 13 September 2017 - 16:27
Preteni: Dosjet nuk mungojnë, por trajtimi i tyre problematik

Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se plotësisht pajtohet se nuk mungojnë dosjet në prokuroritë e Kosovës, porse është shumë problematike trajtimi i tyre, ku disa vjetërsohen dhe parashkruhen, kurse disa rrinë pezull duke ruajtur mundësinë që të aktivizohen sipas nevojave të politikës ditore. " Një është e sigurt, se kurrë nuk ka pasur dhe me këta njerëz as nuk do të ketë aktakuza për personat që janë aktivë në skenën politike. Tani m'u kujtuan dy raste, kur u paraburgosën dy titullarë të institucioneve ( për padëgjueshmëri) dhe u zëvendësuan me të tjerët, e që këta pas disa ditësh në paraburgim u liruan dhe nuk u dënuan kurrë", u shpreh Hasan Preteni nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet.

(Kosova Sot)