Burjani: Pavarësia mediale është virtyti kryesor profesional i këtij mediumi

  • 13 September 2017 - 17:43
Burjani: Pavarësia mediale është virtyti kryesor profesional i këtij mediumi

Edhe analisti Blerim Burjani vlerëson se "Kosova Sot" është e vetmja gazetë e pavarur, ku inteligjenca, bota rinore, artistët dhe këngëtarët mund ta shprehin lirshëm interesimin dhe mendimin e tyre. "Pavarësia mediale është virtyti kryesor profesional i këtij mediumi, që është zëri i arsyes dhe ndërgjegjes, gazetë që më së shumti po kontribuon në ndërtimin e një shteti demokratik me rend dhe ligj, gazetë kjo që kërkon me çdo kusht stabilitetin, neutralitetin e sistemit gjyqësor. Gazetë kjo që deri tash është e vetmja që tregon realitetin që po ndodh në shtet dhe kërkon ndryshimin esencial të kësaj politike, që bëhet në këtë vend për përfitime personale të disa njerëzve të papunë, e që quhen liderë politikë, që as dyqan të vetin s'kanë pasur, por kanë bërë miliona që më s'kanë nevojë as të shkojnë në shkollë. Pra, ata kanë kryer shkollë kot se nuk u vyen ajo fare se kanë bërë para për tërë jetën. Kështu flet edhe populli për këta njerëz, pra këto janë fjalët e popullit të interpretuara edhe përmes këtij mediumi të pavarur", theksoi analisti Blerim Burjani

(Kosova Sot)