Miftari: Klanet e kapën sistemin - Lajme - Kosova Sot
Miftari: Klanet e kapėn sistemin

Miftari: Klanet e kapėn sistemin

Analisti Naim Miftari ka veçuar se nuk është aspak jokorrekte kur thuhet se drejtësia e Kosovës dhe sidomos gjyqësia jonë është e kapur nga nëntoka politike apo nga klanet e parasistemeve politike, që janë instaluar në partitë politike dhe që e mbrojnë interesin ekonomiko- financiar të disa liderëve politikë dhe klanit të tyre dhe të cilët janë lidhur edhe me njerëz nga jashtë institucioneve, të ashtuquajtur biznesmenë dhe sekserë të ndërsjellë. " Nuk është sekret se këta njerëz mbrojnë interesin edhe të tyre, por faktikisht janë lodra në duar të politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë, gjersa edhe kur zbulohen aferat apo keqpërdorimet milionëshe këto para bëjnë punën e tyre duke ndikuar edhe në drejtësi, e cila nuk ka as guxim që të dënojë njerëzit nga politika, duke i ngadalësuar apo edhe duke i humbur rastet krejtësisht, dhe duke i lënë që të vjetrohen e të shpallen të pavlefshme", vlerësoi ai. "Sidomos lufta kryesore bëhet jashtë gjyqit kundër dëshmitarëve të ndryshëm të mundshëm, dëshmitarë që së pari dekonspirohen pastaj etiketohen, kërcënohen, blihen me para ose edhe rrihen, etj", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari

(Kosova Sot)

22 orë e 50 minuta më parë