Rusia fillon manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë në portat e BE-së

  • 14 September 2017 - 13:40
Rusia fillon manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë në portat e BE-së

Rusia filloi sot, në portat e Bashkimit Evropian, manovrat e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë, që ajo këmbëngul t’i shfaqë si vetëmbrojtje e pastës, por të dënuara si një demonstrim force nga disa anëtarë të NATO-s.

Moska po përpiqet të ulë shqetësimet në lidhje me këto manovra me emrin e koduar Zapad-2017 (“Perëndim-2017”) që do të përfshijë sipas saj rreth 12 700 ushtarë përgjatë një jave përgjatë kufirit me Lituaninë dhe Poloninë.

Në komunikatën që njofton fillimin e manovrave sot, Ministria ruse e Mbrojtjes nënvizoi se ato do të kishin vetëm një karakter mbrojtës dhe se nuk i drejtoheshin asnjë vendi në veçanti.

Ushtria ruse organizon çdo vit në këtë periudhë manovra në një rajon tjetër nga Rusia.

Këtë vit ato zhvillohen në Bjellorusi në enklavën e Kaliningradit dhe në disa rajone të veriperëndimit të Rusisë.

E thënë ndryshe, pranë Polonisë dhe vendeve balltike, të cilat që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit në lindje të Ukrainës kanë qenë të menjëhershme në denoncimin e Rusisë si një kërcënim potencial për sovranitetin e tyre.

(Kosova Sot)