Shpend Ahmeti dhe klika e VV-së bëjnë "masakër" me lejet e ndërtimit

  • 18 September 2017 - 07:35
Shpend Ahmeti dhe klika e VV-së bëjnë

Kur nuk kanë mbetur më shumë se dy muaj të qeverisjes së VV-së në komunën e Prishtinës, ekspertët e fushës së të drejtës dhe analistët politikë sa vijnë e ngrenë dyshime nga më të ndryshmet për keqqeverisjen e kryetarit Shpend Ahmeti. Tani me plot dyshime shtrohet çështja se si është kapur dhe janë forcuar me mafinë dhe nëntokën e ndërtimit VV-ja dhe Shpend Ahmeti, me të cilën mafi VV-ja është bashkuar si një korporatë e madhe kriminale, nga e cila ka përfitime në baza ditore dhe shuma dhjetëra milionëshe, që i sollën edhe rritje votash përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe të varfër!? Si i harruan këta njerëz akuzat e tyre të mëparshme për 'mafinë e ndërtimit të Sami Hamitit', si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Liburn Aliu dhe Albin Kurti, për më tepër u bënë një 'me mafinë kriminale', duke shitur lejet ndërtimore me shuma e vlera ryshfeti marramendëse të parave? Pyetje tjetër shtrohet se si e ka marrë më shumë e më fort se çdoherë më parë në dorë tërë kryeqytetin dhe dhënien e lejeve ndërtimore mafia e ndërtimit, duke e tejkaluar edhe periudhën e bashkëpunimit të 'mafisë ndërtimore' në kohën kur ajo kishte kapur e bashkëudhëhiqte me Sami Hamitin e LDK-së? Ë në të gjitha këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigjen e zyrtarëve përkatës të komunës për tri ditë me radhë, del edhe pyetja tjetër se kur do ta ketë guximin Prokuroria Speciale të zbardhë krimin e organizuar në kryeqytet me lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit dhe klikës së tij mafioze për 4 vitet e fundit, me të cilët të inkriminuar shëtitet në jahtet milionëshe dhe bën projekte të inkriminuara kundër interesit të qytetarëve. E një përgjigje të tillë nuk e ka as Prokuroria e Shteti as ajo Speciale, tek të cilat gazeta ka deponuar pyetjet përkatëse.

Image

 

Cakolli: Abuzime të mëdha ka pasur edhe në rastet e legalizimit të shumë objekteve të ndërtuara pa leje

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, thekson se dyshimet për abuzime në fushën e infrastrukturës ndërtimore dalin që nga legalizimi i objekteve të ndërtuara më herët pa leje e të tjera dhe ngjall shumë dyshime për abuzime të fushave të ndryshme, me të cilat herët a vonë duhet të merret drejtësia."Përse sot askush në komunë apo nga komuna nuk flet për legalizimin e objekteve. Mashtrimet me opinionin për rend dhe rregull i kthyen në radhë profiterësh, radhë të klientelizmit të turpshëm që Komuna e Prishtinës kurrë nuk ka parë degradim të tillë, në asnjë pushtet të deritashëm. Akuzat i patën "për konsum" të jashtëm, ndërsa nga brenda rrugaçët e deridjeshëm sot u bënë pronarë banesash e kate banesash për lejet që ua dhanë mafisë së ndërtimit, për ndërtimet që nuk ishin të planifikuara për atë destinim. Mafia ndërtimore nga krejt Kosova u lëshua në korporatën e tillë të bandave që pa kritere, dy vjet penguan ndërtimin për të kapë ujditë e mëdha, të kushtëzuara nga banda e molotovit. Po shpresojmë që ligji do të merret me këto dhe bandat do të shkojnë aty ku e kanë vendin", theksoi Bujar Cakolli për "Kosova Sot". Sipas Cakollit, abuzime të mëdha ka pasur edhe në rastet e legalizimit të shumë objekteve të ndërtuara pa leje, derisa për qëllime korruptive kanë bllokuar dhënien e lejeve ndërtimore aty ku edhe kjo lejohet. "Bandat e molotovit e sollën situatën që ndërtimet të legalizohen ku nuk duhet, ndërsa ku duhet ka anashkaluar plotësisht të drejtën për ndërtim. Kemi sjellë së paku tre shembuj eklatantë të shkeljes dhe paligjshmërisë për ndërtimet. Plus krimi i quajtur "Kodrina", që është kulmi i krimit që tejkalon krimin në vend dhe sigurisht është në nivel të rajonit. Shkeljet e tilla besojmë se tashmë ka mjaft argumente se duhet të ndiqen, bandat duhet të mënjanohen nga degradimi i qytetit", theksoi Bujar Cakolli. Ai beson se duhet vetëm një veprim i paanshëm dhe i pavarur i drejtësisë që t'i ngjeshë në "grep të peshkimit" të gjitha këto shkelje ligjore, aq më shumë kur ato janë me prapavijë korruptive, sado që tani duket se edhe institucionet e drejtësisë janë të frikësuara e të kapura nga grupet e tilla kriminale.

Image

 

Gashi: Kjo qeveri komunale i ka gënjyer qytetarët e Prishtinës se i kanë ndalur ndërtimet pa leje

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Agim Gashi, ndonëse nuk ka njohuri për veprimet konkrete korruptive dhe abuzimet e kryekomunarëve të VV-së në fushën e lejeve të ndërtimit, megjithatë ka dyshime, fton qytetarët që t'i bëjnë publike të dhënat e argumentuara nëse dinë ose janë ballafaquar me raste të tilla."Pas bllokimit trevjeçarë të industrisë ndërtimore, gjatë vitit 2016, qeveria e Shpend Ahmetit përnjëherë u liberalizua në këtë fushë, duke lëshuar qindra leje ndërtimi dhe kjo ndikoi që të rrisë të hyrat nga lejet e ndërtimit. Nëse dikush dyshon se ka leje të lëshuara dhe që nuk përputhen me planet rregullative dhe nuk janë në përputhshmëri me planet rregullative duhet t'u drejtohen organeve përkatëse dhe gjykatave", është shprehur ai. Gashi tutja ka shtuar: "Një gjë është e vërtetë se ky kryetar dhe kjo qeveri i kanë gënjyer qytetarët e Prishtinës se i kanë ndalur ndërtimet pa leje, sepse për këto tri vjet qeverisjeje ka mjaft ndërtime pa leje. Vetëm në Bardhosh janë 35 sish. Ka edhe në Hajvali, 'Kodër të Trimave' dhe shumë pjesë tjera të qytetit", theksoi Agim Gashi për "Kosova Sot". Duke parë një situatë të tillë, mundësinë e abuzimit të skajshëm në këtë fushë nuk e përjashtojnë as njohësit e fushës së ligjit dhe as analistët politikë. Njohësi i fushës së të drejtës, Riza Smaka, konsideron se nga këndvështrimi dhe vlerësimi i tij ka shumë abuzime dhe paligjshmëri, të cilat e kanë përcjellë fushën e ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës edhe gjatë mandatit të VV-së. "Mua personalisht tej mase më brengos dhe irriton fakti në një anë që konsiston në ndërtimet mega- struktuarale ilegale, të ngritura në kundërshtim me ligjin e aplikuar, kërkesat urbanistike dhe normat elementare estetike e ambientiste, si dhe në anën tjetër heshtja indolente e indiferente e institucioneve referente, në radhë të parë të inspeksioneve urbanistike, përkatësisht ndërtimore, prokurorive e përfundimisht të gjykatave! Kur ndodhin situata të tilla e të ngjashme, pashmangshëm lindin dyshimet, madje të bazuara se, pushtetarët e autorizuar për zbatimin e ligjit të njëjtin nuk e përfillin në favorin e oligarkisë aktuale në vendin tonë", është shprehur ai. "Në radhë të parë me këtë trajtim motivohen nga interesat personale zhvatëse të lokaleve afariste e banesore, përkatësisht të parasë së pistë korruptive kundër shpërblyese, në një anë, madje edhe nga droja e kanosjeve serioze të nëntokës mafioze. Në raste të caktuara nuk mund të përjashtohet dyshimi i kolaborimeve të të gjitha atyre strukturave të disave të autorizuara për zbatimin e ligjit e të tjerave të autorizuarave për shkallmimin, nëpërkëmbjen dhe shpërdorimin e ligjit", është shprehur profesor Riza Smaka. Profesori tjetër i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se sa i takon marrjes së pushtetit dhe lidhjes me krimin, edhe pse në rastin e parë të testit nuk është përjashtuar as VV-ja në Prishtinë. "Si çdo parti, edhe VV-ja ka krijuar lidhje me krimin, fakte nuk kam, po e mendoj këtë, kundruall shpenzimeve që po i bëjnë, se ekziston një bashkëveprim i tillë. Duke e ditur se baza ekonomike e përcakton superstrukturën shoqërore, përkatësisht pushtetin dhe marrëdhëniet në prodhim, në vend është krijuar një shoqëri tipike e karakterit kolonial, ku masat shfrytëzohen nga oligarkët mafiozoekonomiko-financiare, duke paguar të ardhura për ekzistencë, me orare të zgjatura dhe pa sigurime sociale dhe gjithashtu pushteti është shndërruar në vegël të tyre, kuptohet me pagesa të mëdha. Nuk dua të përmend emra politikanësh, por jam i bindur se nga 4780 veta që e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 90% nuk munden ta mbulojnë pasurinë e tyre me të ardhurat legale që i kanë", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". Analisti Gani Qarri vlerëson se dominimi permanent i grupeve të krimit të organizuar dhe korporatave të inkriminuara me të drejtë ka shuar tërësisht shpresat e qytetarëve për mbarëvajtjen e cilitdo proces, pa ndryshime të thella rrënjësore, shembjen e perandorive më të fuqishme kriminale, dhe ardhjen e një subjekti të ri në skenën politike të vendit."Madje, përkundër deklaratave pompoze dhe akuzave të rënda kinse kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të partive tjera, para ardhjes së pjesë- tarëve të saj në pushtet, edhe premtimet e segmenteve të caktuara të 'Vetëvendosjes', me të marrë komunën e Prishtinës, ranë përtokë që në testin e parë dhe të vetëm në pushtet. Për aq më keq vetë kryetari i kryeqytetit nga radhët e VV-së, Shpend Ahmeti, jo vetëm se shfrytëzoi mandatin, për t'u shoqëruar e lidhur biznese të dyshimta me njerëz të përfolur nga kompani të inkriminuara me biznese korruptive, por bashkëpunimi i tij me ta u thellua skajshëm dhe zgjerua edhe më tepër. Lidhjet e dëshmuara me oligarkinë mafioze të Devollëve tregojnë qartë se përkundër zhurmës së madhe që bën "Vetëvendosje" jo vetëm se nuk është e amnistuar nga aktivitetet e paligjshme, por mund të jetë korruptuar keq edhe vetë nga nëntoka e 'mafisë' së ndërtimeve në kryeqytet", është shprehur Qarri. Sipas tij, këto dhe fakte të tjera dëshmojnë katërçipërisht se as VV-ja nuk dallon fare dhe për asgjë nga partitë e tjera të inkriminuara politike, të cilat deri dje ajo vetë i quante me plot gojën parti mafioze e kriminale. Qarri thekson se me këtë keq qeverisje VV-ja jo vetëm se vazhdon rrugën e paraardhësve politikë, por pothuajse u është bashkuar në veprime korporatave të mafisë kriminale, për përfitime në shuma dhjetëra milionëshe, të cilat i sollën edhe rritje votash, përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe të varfër të Kosovës.

Image

 

 

Heshtja e prokurorisë lë shumë dyshime

Edhe analisti Reshat Badallaj thotë se është e vërtetë e madhe dhe e pamohueshme se që kur Prishtina ishte në dorën e bandës dhe mafio-oligarkëve të LDK-së, të udhëhequr nga kryemafiozi i quajtur Sami Hamiti, që shkatërroi kryeqytetin pa mëshirë, duke keqpërdorur dhe vjedhur, klubi i VV-së shfrytëzoi me mjeshtri këtë hallakamë, pikërisht nga matrapazi dhe, siç e quan ai, bishtdredhuri, i lindur për këtë, Shpend Ahmeti. "Nga mashtrimet dhe me fajin e kontrabandistit Sami Hamiti, që jepte leje me para në dorë si të ishte malli i babës, klubi VV-së dhe matrapazi e morën Prishtinën, përpos mashtrimeve dhe dallavereve këta nëpërmjet kanaleve të nëntokës blenë sa mundën vota. Mirëpo, kjo bandë e këtij klubi shumë shpejt u bë shumë më e zezë se kopilat e Titos dhe jo vetëm që i harruan sharjet e mafiozit Sami Hamiti, por këta krijuan një grup mafioz, shumë më të rrezikshëm se Klani i Zemunit, duke i mashtruar dhe tradhtuar elektoratin dhe popullin dhe u lidhen me mafinë e kanaleve të nëntokës, për krim të organizuar, për të shkatërruar buxhetin e shtetit, për t'u bërë të kamur si sheikët e Arabisë, duke i trashur xhepat dhe në anën e kundërt varfëruan popullin deri në skajshmëri, që preku mish e asht kjo bandë kriminelësh nga arkitekti kryesor i shkatërrimit jo vetëm të Prishtinës, por edhe të vendit, Shpend Ali Ahmeti, i rritur dhe i edukuar në frymën titiste", theksoi Reshat Badallaj. Ndryshe, sa i përket heshtjes nga Prokuroria, Badallaj shpreh dyshimin e tij se kjo po bëhet nga fakti se janë të lidhur ngushtë me këtë grup që po bëjnë krim të organizuar kundër shtetit. Kurse analisti Ragip Guraziu kërkon me ngulmë që tani, kur po mbushet fatura e keqqeverisjes katërvjeçare komunale, Prokuroria Speciale të zgjohet dhe të zbardhë krimin e organizuar të ''mafisë ndërtimore'' në komunën e Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hezitim. "Në qeverisjen e mëparshme për 'mafinë e ndërtimit të Sami Hamitit', Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj,Liburn Aliu dhe Albin Kurti, por për më tepër, u bënë një me 'mafinë kriminale', mu këta që bënin zhurmën më të madhe ndaj Sami Hamitit të LDK-së mu për këto raste ku kritikoheshin Hamiti dhe LDK-ja se e kanë kapur Prishtinën ''mafitë ndërtimore'', në krye me Sami Hamitin dhe LDK-në dhe tani kjo u hyri në punë këtyre, ky ''YRRNEK'', Shpend Ahmetit dhe VV-së, po shihet se si është kapur dhe është forcuar me 'mafinë dhe nëntokën e ndërtimit' VV-ja dhe Shpend Ahmeti, me të cilën mafi VVja është bashkuar si një korporatë e madhe kriminale dhe nga e cila ka përfitime në baza ditore dhe shumë dhjetëra milionëshe, që i sollën edhe rritje votash përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe të varfër", është shprehur Guraziu.

Image

 

(Kosova Sot)