Ministrja serbe: Unë e pengova Kosovën të anëtarësohet në Interpol

  • 21 September 2017 - 20:39
Ministrja serbe: Unë e pengova Kosovën të anëtarësohet në Interpol

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq e ka shfrytëzuar tërheqjen e Kosovës nga procesi për anëtarësim në Interpol për t’ia dhënë meritat vetës dhe Qeverisë së Serbisë.

Në një prononcim për mediat serbe, Kuboroviq ka thënë se puna e ministrisë që ajo e udhëheq ka bërë që Kosova të tërhiqet nga procesi i anëtarësimit, pasi e ka kuptuar se nuk i ka votat.

“Ne si ministri, unë si ministri dhe gjithë Qeveria ka bërë çfarëdo që është e mundur dhe ka luftuar me të gjitha forcat që të binden shtetet të mos e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë ministrja serbe.

Sipas saj, është fitore e Serbisë që Kosova duke mos qenë pjesë e Interpolit mund të ngrenë aktakuzë por nuk mund të lëshojnë urdhër për arrest sepse nuk janë anëtarë.

(Kosova Sot)