Haraqija godet Mustafën: Shih se në çfarë gjendje e solle LDK'në, as sallën "1 Tetori" s'e mbushe

  • 21 September 2017 - 21:15
Haraqija godet Mustafën: Shih se në çfarë gjendje e solle LDK'në, as sallën

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, e ka sulmuar ashpër përsëri kryetarin e LDK'së, Isa Mustafa.

 

Haraqija ka thënë se Mustafa sot nuk mundi ta mbushte as sallën “1 Tetori” në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Image

 

“O ik ik se na veç pa ty fitojmë, aman mos e prit 22 Tetorin”, ka shkruar Haraqija në Facebook.

Image

 

Shkrimi i plotë i tij:

Eh more Shoku Ise…. a je ka e sheh veten se në qfar gjendje na ke pru,

As sallen 1Tetori nuk e mbushe me krejt Kosoven ne Prishtinë.

O,ik ik se na veç pa ty fitojme, aman mos e prit 22Tetorin!

Lidhja…

Lidhja jote është Riinvesti,

Lidhja jote është Pabesia.

Ndersa:

Lidhja Demokratike e Rugoves do e mbijetojë edhe këte sfid.

Voto 47

Lidhjen Demokratike te Ibrahim Rugoves.

(Kosova Sot)