Plumbi që i mori jetën 42-vjeçarit, zbardhet tragjedia në Dibër

  • 23 September 2017 - 12:14
Plumbi që i mori jetën 42-vjeçarit, zbardhet tragjedia në Dibër

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dibër, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë zjarri, policia ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Policia njoftoi dje se ishte vetedorezuar shtetasi Viktor Elezi, 37  vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër.

"Ky shtetas, me datë 22.09.2017 rreth orës 01:30 në një lokal në fshatin Blliçe, Dibër, dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri tip Pistoletë shtetasin A.K, 42 vjeç, banues në Blliçe, Dibër", thuhet ne njoftimin e  policise. 

Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore. Nderkohe qe edhe nje tjeter person ka rene ne pranga ne lidhje me kete ngjarje. Ai eshte shtetasi Veli Titini, 24 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm, Dibër.

Arrestimi i tij “u bë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, pasi me datë 22.09.2017 rreth orës 01.30 ka qenë i pranishëm në momentin që është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.K, nga shtetasi Viktor (Xhevahir) Elezi, por është larguar dhe nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime pranë organeve të policisë për ngjarjen si person që ka pasur dijeni për veprën penale të ndodhur”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

(Kosova Sot)