Tërmet në Kore të Veriut, besohet se është shkaktuar nga një test bërthamor

  • 23 September 2017 - 12:26
Tërmet në Kore të Veriut, besohet se është shkaktuar nga një test bërthamor

China Xinhua News raporton se një tërmet 3.4 shkallë ka ndodhur në Kore të Veriut.

Shërbimi sizmik i Kinës, thotë se tërmeti ka mundësi të ketë ndodhur nga një shpërthim dhe se ndodhi në të njëjtin vend ku ishte detonuar një bombë herën e fundit.

Mediat raportojnë se gjëmimi u detektua në një thellësi prej 0km.

Dridhjet u detektuan në zonën Kilju në provincën Hamgyong nga agjencia jug-koreane e motit.

(Kosova Sot)