Krimi brenda familjes në Shkodër, policia jep të dhënat e para

  • 23 September 2017 - 16:58
Krimi brenda familjes në Shkodër, policia jep të dhënat e para

Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e para në një informacion paraprak lidhur me krimin brenda familjes që tronditi Shkodrën sot, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij.

Njoftimi:

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)