Grapci: Kompanitë me emër, larg Kosovës

  • 24 September 2017 - 17:15
Grapci: Kompanitë me emër, larg Kosovës

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për "Kosova Sot" se njëra nga arsyet kryesore se përse asnjë investitor serioz nuk ka ardhur në Kosovë viteve të fundit për të investuar dhe për të cilën pajtohen edhe ekspertët vendorë e të huaj, është korrupsioni."Në vendin tonë ka edhe një mungesë të madhe të zbatimit të ligjit, duke mos e llogaritur këtu edhe mungesën e luftës ndaj informalitetit që po e sakatos buxhetin e vendit si edhe mosluftimin e krimit të organizuar", potencoi ai. Sipas tij, këta janë disa indikatorë që ekonomia e vendit është tërësisht e kontrolluar dhe e menaxhuar nga nëntoka, mafio-oligarkët dhe pushtetarët e nivelit të lartë, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë komunal. Analisti Grapci me këtë rast ka përmendur emrat e disa nga kompanive që po hezitojnë të investojnë në Kosovë. Ai tha se këto kompani janë ato për prodhimin e autopjesëve dhe celularëve, siç janë markat më të njohura: "BMW", "Mercedes", "Golf" 4,5,6, "Jaguar", "Samsung", "HTC, Huawei", " LG", "Motorola", "Nokia" etj.

(Kosova Sot)