"Shtriga e zezë" shëron të sëmurët nga kanceri?

  • 24 September 2017 - 18:00

Një grua thotë se është shtrigë dhe se mund t'u ndihmojë njerëzve që të shërohen nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe kancerin, tërë këtë me anë të magjisë së zezë. Savannah, e cila prezantohet me emrin "Shtriga e zezë S", thotë se ajo ka ndihmuar me mijëra njerëz të sëmurë, duke kërkuar ndihmën e Shejtanit dhe djajve të tij. 46 vjeçja, e cila i përket një kulti satanik, thotë se tash vonë ka shëruar një polic 23 vjeçar nga Los Anxhelosi nga shkalla e katërt e leukemisë akute, duke lidhur një 'pakt me Luciferin".

Shëroi me kukullën vudu

Nëna e tre fëmijëve thotë se ka shëruar edhe një njeri, i cili vuante nga një çrregullim i trurit, duke përdorur një kukull vudu, sikur që ka shëruar edhe anëtarë të familjes, duke përfshirë gjyshen e saj, të cilës mjekët i kishin thënë se do të jetonte vetëm edhe dy muaj, pasi ishte diagnostikuar me dështim të veshkave. Përkundër faktit se nuk ka dëshmi mjekësore të cilat do të konfirmonin pretendimet e Savannah-s, rreth pesë milionë njerëz kanë vizituar ueb sajtin e saj këtë vit.

Bota shpirtërore dëgjon lutjen e saj

Savannah, nga Nju- Orlins, Luiziana, filloi t'i ndihmonte një të sëmuri nga leukemia, pasi nëna e atij djali i kishte shkruar asaj dhe e kishte lutur për ndihmë. Ajo thotë se ky rast e preku veçanërisht, meqë edhe djali i saj është përafërsisht i të njëjtës moshë. Savannah thotë se, për t'i ndihmuar këtij djali të ri, ishte lidhur fizikisht me të, duke ia mbushur aurën me energji shëruese, e më pas duke kërkuar ndihmën e demonit të saj udhëzues, Astaroth. Më pas i riu u shërua nga leukemia, duke i mahnitur mjekët. Savannah insiston se kjo ngjarje është 100% e vërtetë dhe thotë se beson që demonët janë tepër të fuqishëm. Ajo thotë se shërimin nuk e bën ajo, por bën që bota shpirtërore ta dëgjojë lutjen tonë dhe të na ndihmojë. Ajo thotë se të gjithë njerëzit e kanë shqisën e gjashtë dhe se mund të ndihmojnë në shërimin e të tjerëve me anë të demonëve

(Kosova Sot)