A po nisë Turqia një luftë tjetër në rajon?

  • 25 September 2017 - 19:01
A po nisë Turqia një luftë tjetër në rajon?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se referendumi i pavarësisë i qeverisë rajonale kurde mund të shkaktojë pasoja të gjera për këtë zonë, duke përfshirë veprimin ushtarak turk dhe bllokimin e një tubacioni kyç të karburantit.

Ndërkohë që në Irakun e Veriut po zhvillohen votimet për pavarësinë e rajonit, Erdogan la të kuptohet që forca ushtarake mund të përdoret për të ruajtur status quon në rajon.

Erdogan tha se fqinjët e Turqisë “nuk duhet të presin që ne të bëjmë një sy qorr”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në përputhje me integritetin territorial të Irakut”, tha ai në një mesazh në Twitter.

Ai shtoi se sa i përket Irakut dhe Sirisë “që paraqesin një kërcënim për vendin tonë … ne kemi të gjitha opsionet para nesh”.

Komentet e Erdoganit vijnë ndërkohë që Ministria e Jashtme turke në një deklaratë premtoi se “do të marrim çdo masë që buron nga e drejta ndërkombëtare dhe nga autoriteti i dhënë nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë”.

Duke iu përgjigjur përpjekjes së rajonit federal kurd, i cili kërkon në një mandat për pavarësi nga Iraku, Erdogan tha se Turqia mund të bllokojë benzinën që vjen nga rajoni.

Të dy kombet veprojnë në linjën Kirkuk-Ceyhan, e cila në 970 km, është tubacioni kryesor i Irakut për eksportin e naftës në perëndim.

“Pas kësaj, le të shohim se përmes cilit kanal qeveria rajonale irakiane do të dërgojë naftën e saj, ose ku do ta shesë atë,” tha Erdogan në një fjalim të mbajtur të hënën, transmeton oranews.

“Ne kemi rubinetin. Momenti që e mbyllim rubinetin, atëherë gjithçka ka përfunduar”.

Kufiri juglindor i Turqisë ka qenë skenë e një beteje të gjatë separatiste nga ata që kërkojnë një shtet kurd. Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që përcjell dhunën në rajon, rreth 2,448 njerëz kanë vdekur në konflikt që nga viti 2016.

(Kosova Sot)