Nga kush dhe kujt në VV iu dorëzuan tre çelësa të shtëpive milionëshe në Fshatin Ndërkombëtar?!

  • 25 September 2017 - 08:18
Nga kush dhe kujt në VV iu dorëzuan tre çelësa të shtëpive milionëshe në Fshatin Ndërkombëtar?!

Duke e vlerësuar qeverisjen katërvjeçare si plotësisht të dështuar e të inkriminuar në komunën e Prishtinës nga Lëvizja "Vetëvendosje" dhe kreu i komunës, Shpend Ahmeti, me vartësit e tij, përfaqësuesit e opozitës në Asamblenë Komunale të Prishtinës, por edhe analistët e pavarur konsiderojnë se është një lojë shumë e ulët dhe një pafytyrësi e madhe e Shpend Ahmetit, i cili, pavarë- sisht dështimit në mandatin e kaluar, po e harron mandatin e tij e dështuar dhe po ka fytyrë të dalë dhe të kërkojë sërish votën e qytetarëve të Prishtinës. Shpend Ahmeti, nga ana e opozitës, por edhe nga bota analitike e njohësve të zhvillimeve e rrethanave të deritanishme, vlerësohet të ketë punuar ekskluzivisht dhe vetëm për interesa të mafio-oligarkëve të dëshmuar e të inkriminuar, sikur edhe për "nëntokën kriminale të ndërtimit" të Prishtinës, sikur që edhe u shëtit me jahtet e tyre dhjetë milionëshe, nuk bëri as edhe më të voglin ndryshim cilësor në të mirë të jetës së qytetarëve kryeqytetas, përkundrazi. Duket një qasje tepër kritike nga vlerësimet e atyre që e kanë përcjellë nga afër qeverisjen e Prishtinës, se si prapë po mundet të kërkojë votën e qytetarëve kur është pikërisht ky Shpend Ahmeti që i privoi 2000 familje prishtinase që të kenë nga një të punë- suar në projektin zhvillimor e investiv me kapital të përbashkët privat, në tokën e tyre private, ku do të punësoheshin rreth 2000 qytetarë prishtinas. Duket tepër e habitshme po nga këta vlerësues e analizues të punës së Shpend Ahmetit se si ka fytyrë ta kërkojë votën e qytetarëve kur privon, bllokon e refuzon qytetarët e vjetër prishtinas nga e drejta kushtetuese dhe ligjore, që në tokën e vet private, me të drejtën për ta shfrytëzuar, për ta zhvilluar dhe ndërtuar , pa i penguar askujt, ndërkaq që ngji tur me këtë pronë e afër po kësaj toke private, dyshohet se ka "shitur" e dhënë më datën 20 shtator 2016 leje ndërtimore me para e ryshfet, sikur që akuzohet që këtë ta ketë bërë pandalshëm që nga mesi i vitit 2014, duke "shitur" leje ndërtimore për rreth 3 milionë metra katrorë, hapësira të ndërtuara me ligj dhe pa ligj, por gjithsesi kundërligjshëm e kriminalisht! Për krejt këtë mandat dhe këto veprime të dyshimta të së kaluarës katërvjeçare, sipas njohësve të këtyre rrethanave, do të duhej që pa vonesë të veprohet dhe të tregohet e dëshmohet edhe nga Prokuroria Speciale se kush ishte "biznesmeni" apo "sekseri" që thuhet se i dorëzoi të autorizuarit të parisë së 'Vetëvendosjes' dhe kujt 3 çelësa të tre shtëpive në Fshatin Ndërkombëtar amerikan të Prishtinës, menjëherë pas ish-fitores së VV-së e Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të fundvitit 2013, që kapin një vlerë, siç thuhet, prej mbi 2 milionë euro, në formë paradhënieje, në të cilat shtëpia dihet mirë- filli se i pari që ishte akomoduar me familjen e tij ishte drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, që njihet si dora e djathtë e Shpend Ahmetit të inkriminuar, i cili është parë e regjistruar se aty jeton për më shumë se 3 vjet rresht, ndërkaq që banesën e tij në lagjen "Arbëria" e kishte dhënë me qira.

Image

 

 

Drejtësia hesht

Gazeta këto i ka mësuar nga një burim i sigurt, tani për tani anonim për publikun e gjerë, që ka qenë edhe vizitor në shtëpinë ku jeton tani Liburn Aliu! Tash mbetet që vetë Prokuroria e Shtetit, gjatë këtyre ditëve, t'i hetojë këto të dhëna dhe ta bëjë zbardhjen e këtyre dyshimeve për veprime të inkriminuara, të cilat gjithsesi bëhen akoma më të besueshme pas shumë kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit, Liburn Aliut dhe të tjerëve të lidhur në këtë krim të organizuar, të ushtruar nga qytetarët e dëmtuar. Tani me të drejtë duhet të pritet se si do t'i qaset drejtësia kësaj çështje, cila duhet të jetë përgjegjësia penale e Shpend Ahmetit dhe Liburn Aliut dhe jo vetëm, për inkriminimin e tyre të shitjes së lejeve ndërtimore, por edhe për shkak se po dëmtojnë jo vetëm një biznes e projekt më të madhin privat në tokë të vet private, por që nuk është pjesë e mafisë së nëntokës dhe për këtë arsye "nëntoka kriminale" i ka paguar e shpërblyer në formë paradhënieje fillimisht me 3 shtëpi të gatshme zyrtarët e lartë të apostrofuar të Prishtinës, që detyrimisht ta bllokojnë projektin me vlerë investive prej 80 milionë euro dhe i cili do të sjellë rreth 2000 të punësuar prishtinas, të 2000 familjeve në nevojë prishtinase në kryeqytet, duke bllokuar për katër vjet rresht, për të mos ndërtuar me vite të tëra në tokë private, ndonëse edhe me aktvendime aprovuese e të plotfuqishme të shkallës së dytë eprore ( të ministrisë respektive të planifikimit e mjedisit), por ata qëllimisht e me porosi e pagesë nga porositësi bllokuan projektin dhe punësimin e mbi 2000 qytetarëve! Nëse do të kishte shtet të mirëfilltë ligjor, sipas analistëve dhe njohësve të këtyre zhvillimeve definitivisht Shpend Ahmeti me "sejmenët" e vet vendin do të duhej ta kishin në burg për t'u përballur me drejtësinë, apo do t'i duhej të ikte e të fshihet në ishujt e virgjër "British Virgin Islands", ku po këta mafio-oligarkë që janë edhe financuesit e tij të ditur, pra vëllezërit 'Devolli', që e financojnë për keq e kundërligjshëm, po i mbajnë paratë e kapitalin e tyre të inkriminuar, sepse si kryetar i Prishtinës është i paparamendueshëm, pasi që është bërë e dorëzuar tërësisht nën urdhrat dhe tutelën e mafisë dhe nëntokës kriminale në Kosovë e jo vetëm dhe nuk po lejon që të jetësohet projekti privat investiv e zhvillimor në tokë private në qendër të Prishtinës dhe ku do të punësohen mbi 2000 qytetarë dhe gjithçka që bën në këtë drejtim është me urdhër të vëllezërve 'Devolli' dhe sekserit e bashkëpronarit, si vëlla i tyre i tretë, dhe mentori i të gjitha strategjive e veprimeve kriminale të tyre, me të gjitha format, e sidomos edhe të mbështetjes mediale kriminale përmes TV 'Klan Kosova', nga bashkëpronari dhe agjenti i autorizuar, Baton Fazli Qeli -Haxhiu! Edhe përkundër pyetjeve të dërguara për Shpend Ahmetin, Liburn Aliun, por edhe Komunës së Prishtinës, asnjëri nuk ka kthyer përgjigje, ai gjithmonë. Përgjigje nuk kanë kthyer as vëllezërit Devolli e as i autorizuari i 'Klan Kosova', Baton Haxhiu.

Image

 

 

GASHI: SHPEND AHMETI, NJËRI NGA POLITIKANËT MË PERFID TË SKENËS KOSOVARE

Kryetari i Grupit të asamblistëve në komunën e Prishtinës, Agim Gashi, thotë se tani, edhe pas një dështimi të plotë në mandatin qeverisës dhe qeverisjes së tij të inkriminuar, Shpend Ahmeti po mundohet ta mashtrojë qytetarin, duke akuzuar të tjerë për dështimet e tij në përmbushjen e premtimeve në interes të qytetarëve. Ai e bën këtë sepse është mashtrues dhe aktor perfid për të mashtruar e gënjyer opinionin. "Njëri nga politikanët më perfid të skenës kosovare, i cili kryesisht skenën e aktrimit politik e njeh më së miri, është kryetari i tashëm i komunës së Prishtinës. Ai për profesion e ka marketingun, ndërsa aktrimin e ka trashëguar nga i ati dhe kështu, kur i kombinon këto dy shkathtësi, del si një lojtar perfekt i skenës politike mashtruese, i cili gënjeshtrën ta servon për të vërtetë e komunikimin real dhe të thjeshtë ta shndërron në hipnozë dhe kështu arrin ta ruajë njëfarë përshtypje, herë si i viktimizuar, e herë si "hero"", është shprehur asamblisti i Prishtinës, Agim Gashi. Ai tutje shton se Shpend Ahmeti në debate vazhdimisht e thekson se vetëm një premtim nuk arriti ta realizojë për shkak të votës së dyfishtë të kryesuesit, gjë që është gënjeshtra e radhës. "Po kështu, ai ngriti mbi 70 kallëzime penale për keqpërdorime dhe tejkalim kompetencash nga ish- qeveria e udhëhequr nga LDK-ja dhe asnjëherë prokurori nuk arriti të sigurojë fakte për këtë, ndërkohë që qeveria e Shpend Ahmetit vazhdoi t'i japë lejet për të gjitha ato projekte, por siç thuhet në mentalitetin rutinor, "pasi i futi interesat nën kontrollin e VV-së". "Të njëjtin fat e ka përjetuar edhe ai projekti i madh, që po e adresoni, si pjesë e pyetjes suaj", theksoi Agim Gashi.

Image

 

 

GURAZIU: KREU I PRISHTINËS U LIDH FUQISHËM PËR NËNTOKËN KRIMINALE TË NDËRTIMIT NË PRISHTINË

Edhe analisti politik Ragip Guraziu thotë se nuk ka ku të shkojë dhe të bëhet krim më i madh nga një zyrtar i zgjedhur me votën e popullit sesa bllokimi për çështje të interesave kriminale të projekteve legale dhe të ligjshme që sigurojnë punësim, prandaj këtu nuk ka se çka të presë drejtësia, por duhet të veprojë, pa përjashtuar edhe skandalet dhe lidhjet e tjera korruptive."Shpend Ahmeti duhet të përgjigjet si dhe pse e bllokoi projektin 80 milionë euro dhe privoi 2000 familje prishtinase që të kanë nga një të punësuar. Për çdo individ, qoftë ai kryeministër, president, deputet, ministër, kryetar komune, e deri te bujku, fytyra për gjithë është ''dy gisht'', populli e gjykon dhe e sheh. Shpend Ahmeti po më duket paska 3 shuplakë fytyrë, derisa nuk e sheh mbrapa turpin që ka bërë dhe del e kërkon edhe tani sërish votën e qytetarëve të Prishtinës. Ai përveçse punoi ekskluzivisht për mafio-oligarkët e ditur e të dëshmuar si të inkriminuar, u lidh fuqishëm edhe për nëntokën kriminale të ndërtimit në Prishtinë, duke u shitur edhe leje ndërtimi. Me të vërtetë duhet të pyesim se si po mundet t'u dalë përballë qytetarëve prishtinas kur është pikërisht ky Shpend Ahmeti, ky mashtrues e gënjeshtar, që i privoi 2000 familje prishtinase që të kenë nga një të punësuar në projektin investiv me kapital vetëm privat, në tokë private, e ku parashihej se do të punësoheshin më shumë se 2000 qytetarë prishtinas!", shtron habinë e tij analisti Ragip Guraziu. Edhe sipas Guraziut, drejtësia nuk duhet të heshtë, por duhet t'i shkojë deri në fund zbardhjes së dyshimit të ngritur dhe denoncimit për çelësat e dhuruar të vilave në fshatin ndërkombëtar. "Prokuroria Speciale e Shtetit duhet të zgjohet, të marrë guximin dhe ta sqarojë çështjen e çelësave të tri shtëpive vila në Fshatin Ndërkombëtar. Por, vërtet shtrohet pyetja serioze pse nuk po zbulohet biznesmeni apo sekseri që i dorëzoi parisë së 'Vetëvendosjes', sikur edhe kujt ia dorëzoi, 3 çelësa të tri shtëpive në Fshatin Ndërkombëtar, e në të cilat siç po flitet në kryeqytet i pari që ishte akomoduar me familjen e tij ishte drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, dora e djathtë e inkriminimit me lejet ndërtimore të Shpend Ahmetit, i cili, siç po thuhet nga shumë qytetarë, është parë e regjistruar se aty jeton për më shumë se 3 vjet rresht", theksoi analisti Ragip Guraziu

 
Image

 

Kelmendi: Për katër vjet, asgjë pozitive

Të pamoralshme dhe të pa pikë fytyre e sheh tani tendencën e Shpend Ahmetit për mashtrim të ri të qytetarëve në kërkim të votës, edhe prof. Muhamet Kelmendi: "Është tepër jonormale që të mbështetet e ardhmja e qytetit të Prishtinës në një grumbull njerëzish të paaftë dhe tepër jokreativë në drejtim të zgjidhjes së çështjeve jetike të qytetit tonë. Në periudhën katërvjeçare nuk kemi parë pothuajse asgjë pozitive në drejtim të zgjidhjes së çështjeve vitale për qytetarët. Këtu e kam fjalën për punësim, çështjen e sigurimit social dhe të strehimit, të çështjes së infrastrukturës, të hapjes së shkollave profesionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Mbështetja e fushatës së pushtetit aktual në Prishtinë në të arriturat gjoja të bëra në Prishtinë më duken si veprimet e Don Kishotit të Sanqo Panqos, duke luftuar me mullinjtë të erës, duke menduar se qytetarët e Prishtinës janë analfabetë dhe të pakuptueshëm me megalomaninë e tyre dogmatike", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". Tani profesor Kelmendi parashtron një varg pyetjesh, sipas të cilit do të duhej përgjigjur Shpend Ahmeti me vartësit ë tij, e që sipas Kelmendit kanë të bëjnë me shkelje serioze të ligjit dhe të infiltrimit të interesave politike e kriminale."Është mirë të tregojë udhëheqja aktuale mbi këto çështje që po paraqes: 1. Pse asnjë udhëheqës të shkollave nuk e bënë për katër vite, po çdo kund kemi vetëm ushtrues detyre, si dhe pa vendime? 2. Pse nuk u investua fare në çështjet sociale dhe të strehimit të qytetareve të pastrehë? 3. Pse shkollat që katër vjet nuk gëlqerosen dhe nuk meremetohen fare. Kanë mbetur si para katër vjetësh, të papastra dhe të pagëlqerosura? 4. Pse drejtorët e shkollave që i ka emëruar komuna janë në listat e ansambleve komunale? A keni të drejtë ligjore? - Pse intervistimi bëhet nga dy drejtorë të gjimnazit, anëtarët e partisë së kryetarit dhe të cilët vendosin për punësim nëpër shkollat e Prishtinës? 5. Pse nuk shikohen rrugët e Prishtinës, të cilat janë të dëmtuara, pa intervenim dhe ku qytetarët po e pësojnë me makinat e tyre dhe edhe ne këmbësorët e pësojmë nëpër rrugët e bëra kalldrëm, madje edhe afër Komunës? 6. Le të bëhen transparente privatizimet e bëra nga Komuna në këto katër vite? 7. Komuna duhet të tregojë se çfarë lidhje keni me 'Devollin' dhe me organizatat e tjera mafio-oligarkike? 8. Si po punësohen njerëzit në Komunë? 9. Sa keni investuar për Ujësjellësin e Prishtinës? 10. Tregoni se sa kanë kushtuar autobusët e blerë? Janë këto vetëm disa pyetje, së cilave duhet Komuna dhe udhëheqja e tashme t'u japë përgjigje. Nuk mundet udhëheqja në mënyrë demagogjike, pa fakte dhe në kundërshtim me interesin e qytetarëve, të vazhdojë udhëheqjen", është shprehur profesor Muhamet Kelmendi. Ai lut qytetarët të shikojnë kandidatët dhe të konstatojnë lidhjet që i kanë me kriminelët e ndryshëm që janë futur në jetën shoqërore dhe që vendin tonë po e dëmtojnë, duke bërë harxhime pa kritere dhe në kundërshtim me interesat e komunës. Profesori i së drejtës, Riza Smaka, i cili është i bindur se shumica e këtyre dyshimeve që i inkriminojnë Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij janë të bazuara, vetëm se duhet të verifikohen dhe vërtetohen nga Prokuroria Speciale e vendit, janë fakte të mjaftueshme që qytetari të mendojë mirë tani kur të shkojë pranë kutisë së votimit."Sikundër qytetarët si votues të ishin koshientë referuar votës së besuar, legjislativi, qoftë lokal ashtu edhe ai qendror, kurdoherë do të ishte shumë më cilësor si për nga struktura aq më shumë për kah aktiviteti dhe veprimtaria në të mirë të legalitetit e me të edhe të rendit, rregullit dhe zbatimit të ligjit", është shprehur analisti Smaka.

Image
 

 

Kadrijaj: Premtimet e "Vetëvendosjes" për qeverisje me duar të pastra ranë në ujë

Njohësi i këtyre zhvillimeve politike, Mustafë Kadrijaj, vlerëson se të gjitha zotimet e 'Vetëvendosjes', para katër vjetësh, për një qeverisje të drejtë, të painkriminuar dhe me duar të pastra, vetëm në interesin publik, u pa që definitivisht e shumë shpejt ranë në ujë për katër vjet të qeverisjes së tyre në Prishtinë, prandaj qytetarët duhet të kërkojnë përsëri një alternativë tjetër në interesin e tyre. "Përkundër trumbetimit të 'Vetëvendosjes' për luftim të korrupsionit, edhe qeverisja e tyre në Prishtinë nuk kaloi pa afera, së paku të dyshuar, për afera që tanimë dihen për opinionin, po ashtu edhe mbi popullimin me të punësuar me kontratë mbi vepër, me një qeverisje anemike vetëm shërbyese dhe aspak investive, pra me parime të sistemit socialist, ashtu edhe siç promovohen si parti", theksoi Kadrijaj për "Kosova Sot". Ai thotë se derisa ne si një gjeneratë që e mbajmë në mend rënien e sistemit komunist, kurse personalisht si një ekonomist i ekonomisë liberale, ka menduar që idetë me orientim majtist t'i kalojnë së kaluarës, duke e kujtuar të kaluarën tonë si popull, që sidomos ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por edhe në Shqipëri, kemi kujtime jo të mira, por për fat të keq rrymat e tilla politike po rikrijohen dhe po e sfidojnë shtetin, sikur është tani VVja."Për fatin tonë jo të mirë, edhe mbas 27 viteve të rënies së sistemit socialist dhe të 17 viteve çlirim, në një Kosovë ende të pakonsoliduar si shtet, kemi një parti puro me orientim majtist. Kjo u dëshmua me se miri edhe me qeverisjen në Prishtinë, aspak investive. Pra, kjo vetëm e ndërroi metodën e qeverisjes duke akomoduar militantët e saj në qeverisjen e Prishtinës dhe duke e kthyer komunën në një institucion që mund të shërbejë vetëm për lëshimin e certifikatave të lindjes, pa pritur shumë gjatë në rend", theksoi Mustafë Kadrijaj për "Kosova Sot"

 
Image

 

Mehmeti: Devollët nuk janë të lidhur vetëm me një subjekt politik

Analisti Faton Mehmeti konsideron se shumica e të rikandiduarve në këto zgjedhje lokale, pa përjashtuar edhe Shpend Ahemtin në Prishtinë, nuk e meritojnë edhe një mandat tjetër. "Do të thosha se kandidatët për kryetar të komunave, në veçanti ata që po rikandidojnë prapë, këtë nuk e bëjnë se kanë punuar mirë. Lidhjet e tyre me bandat e organizuara nuk mund të shkëputen kaq kollaj, edhe nëse dëshirojnë kandidatët. Në këtë sens e gjykoj krejt të neveritshëm që kandidatët që të gjithë i njohin për maskarenj kandidojnë sërish, duke u lavdëruar dhe krekosur për gjoja "punë kolosale" që kanë bërë. E kemi përsëritur disa herë kapjen e shtetit nga bandat e krimit, ndër më të famshmit, vëllezërit Devolli. Këta të fundit, përmes fuqisë së parasë, kanë arritur t'i fusin nën sqetull politikanët kryesorë të vendit. Investimi i tyre në Prishtinë për të futur nën diktat edhe Shpendin e pastaj për të manovruar, mbase ka pasur sukses. Në fakt Devollët nuk janë të lidhur vetëm me një subjekt politik, por me të gjithë, pasi i lënë dyert e hapura për të marrë tenderë nga të gjithë, njëkohësisht përmes medieve të tyre bëjnë propagandë për produktet e tyre krejt serbe dhe të kontrabanduara", është shprehur analisti Mehmeti. Gazeta u ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale lidhur me çështjet e ngritura, EULEX-it, kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, Liburn Aliut, vëllezërve "Devolli", madje edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, por nuk ka marrë përgjigje.

BADALLAJ: SHPEND AHMETI NDALON QYTETARËT TË NDËRTOJNË NË TOKAT E TYRE PRIVATE

Analisti Reshat Badallaj thotë për "Kosova Sot" se ai personalisht shpeshherë e ka përsëritur konstatimin e tij, sipas të cilit Shpend Ahmeti është rritur në edukatën titiste, që ishte murtaja dhe kolera e zezë për kombin, duke shtuar se ai është bishtdredhur, dallaveraxhi dhe dilenxhi."Kjo u vërtetua edhe ditë më parë kur ishte në një kanal televiziv proserb dhe që financohet nga mafio-oligarkët e bandës serbe, që quhet 'Klan', i paska porositur të pranishmit me sms që 'kur të flas unë të duartrokitni' dhe ky edepsëz ndalej kur duartrokisnin njerëzit e pranishëm e të paguar në këtë edicion të organizuar nga banda serbiane shqipfolëse. Po të kishte ky i pafytyrë vetëm dy gishta fytyrë, do të strukej diku për të mos ia parë askush atë surrat, ose do t´i kërkonte falje popullatës së Prishtinës për masakrën dhe kasaphanën që i ka bërë këtij kryeqyteti, duke bashkëpunuar me bandën serbe 'Devolli', duke dhënë leje ndërtimi sipas qejfit të tyre, natyrisht për paratë me thasë nga banda kriminale serbiane që u kap në ujërat e thella të Malit të Zi në jahtin shumëmilionësh", theksoi analisti Reshat Badallaj. Tani, sipas Badallajt, lidhja e tij me krimin bën që Ahmeti të shkel mbi të gjitha premtimet e bëra për ta ndihmuar qytetarin."Ky vagabond ndalon qytetarët të ndërtojnë në tokat e tyre private që i kishin me tapi denbabaden, ndërkaq i lejon ata oligarkët të ndërtojnë pa leje, sepse ia mbushin fytin me para, sepse dha e shiti jo më pak se 3 milionë metra katrorë ndërtimi në Prishtinë. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij matrapazi, mashtruesi e dilenxhiu", theksoi Badallaj. Madje, sipas tij, kulmi i lidhjes së krerëve të VV-së me krimin arrin tek pazari për vilat në Fshatin Ndërkombëtar. "Po çfarë bëri ky i pafytyrë në Fshatin Ndërkombëtar? Ju dërguan klubit 'Vetëvendosje' tre çelësa të vilave. Dhe, për çudinë e Zotit, në vend se të burgosen Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu, këta të pafytyrë dalin para qytetarëve dhe kërkojnë votën. Kjo bandë mafioze për interesa të tyre personale kanë bllokuar edhe punësimin e jo më pak se të dy mijë personave, duke e rritur shkallën e papunësisë, që është më e madhja në Evropë, krejt nga këta mafio-oligarkë të bandave të kanaleve të nëntokës kriminale", ka pohuar Reshat Badallaj për gazetën . Sipas tij, zgjidhja dhe shpëtimi i qytetarëve do të ishin vetëm tek kapja, ndalimi dhe ndëshkimi i këtij grupi dhe jo lejimi që eventualisht edhe një mandat të ri ta mashtrojnë qytetarin prishtinas. "Mjerimi më i madh është në vendin tonë, se nuk respektohet Kushtetuta e vendit, nuk ka sistem gjyqësor, se përndryshe këta sejmenë dhe grupi i rrezikshëm kriminal do të duhej të dënoheshin përjetësisht në burg për krimet që janë duke bërë dhe natyrisht se do të vijë një ditë, qoftë edhe në pleqëri, por këta matrapazë vendin e kanë aty dhe po të kishim Prokurori të mirëfilltë do të duhej t'u konfiskohej pasuria e tyre e paligjshme dhe shteti do të kërkonte si në Gjermani FINANZAMT, për të bllokuar xhirollogarinë bankare në ishullin 'British Virgin Islands', në qoftë se nuk ia kanë ndërruar ndërkohe strofullin mafio-oligarkët 'Devolli' nga frika që u ka hyrë në palcë, se e ka kuptuar opinioni se ku janë deponuar paratë me rojë dhe kamion", theksoi analisti Reshat Badallaj

 

 

KAMBERAJ: PSE VV-SË I DUHET KY NJERI?

Kryetari i Bashkësisë Lokale në "Dardani" të Prishtinës, Safet Kamberaj, thotë se Prishtinës i është dashur një kryetar i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm -vizionar dhe profesional, korrekt, i afërt e përfillës me qytetarë dhe çdoherë në shërbim të qytetarit."Shpend Ahmeti është personi më i korruptuar dhe më i kompromituar, me përmasa të mëdha, i paditur dhe i pashpirt, i shitur, të cilit i kanë munguar dinjiteti njerëzor dhe profesionalizmi për menaxhimin e Komunës etj. Ahmeti më kujton klasën politike të sistemit komunist të kohës së Hysamedin Azemit dhe Dushko Ristiqit,e kumarive të tij, etj.", është shprehur ai. Kamberaj theksoi se Ahmeti erdhi në krye të Prishtinës aksidentalisht, i përkrahur gabimisht nga subjektet e tjera politike, në qoftë se e kujtojmë partinë e tij 'Fer" . Ai as nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, nuk u përkrah nga qytetarët fare dhe mbështetja ishte 0, duke pasur parasysh se qytetarët e njohën të kaluarën e zymtë të kësaj figure mashtruese, tepër primitive dhe naive. Pse VV-së i duhet ky njeri? Sepse personaliteti i tij lidhet ngushtë me krime të rënda ekonomike, zhvatje, nepotizëm dhe keqpërdorim të pozitës që ai e ka, duke i dhënë vetes të drejtë për përfitime personale, duke e dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve të Prishtinës", është shprehur ai. "Shpend Ahmeti mbi 150.000 qytetarë të Prishtinës i injoroi fare. Mbi 90 qytetarë i diferencoi. Mbi 60 qytetarë i shantazhoi, mbi 270 qytetarë i dëboi nga puna. Mbi 120 qytetarë janë kthyer nga gjykata në punë e një numër i madh pret rikthim në vendet e punës", është shprehur ai. Shton se Shpend Ahmeti Komunës i ka kushtuar në buxhet me këto dyfishime pagesash e kamatash, ka pasur skandale, konkurse pune, të gjitha konkurset me ndërmjetësim me gjyqësorin dhe prokurorinë e vendit, procese gjyqësore, kallëzime penale etj. Sipas Kamberajt, Shpend Ahmeti nuk ishte në krye të detyrës si kryetar i qytetarëve të Prishtinës, ai ishte vetëm kryetar i qytetarëve militante të VV-së, por i ka keqpërdorë dhe manipuluar taksapaguesit e Prishtinës në shumë mënyra dhe forma, duke e përkrahur rebelimin, demolimin, shkatërrimin e pronave private e shtetërore në kryeqytet. Ai thotë se duhet shikuar me kujdes e kaluara e tij. "Shikojeni të kaluarën e tij, do të ishte shqetësim i madh për ata që rezonojnë drejt. Kush bashkëpunon me DEVOLLËT e inkriminuar- AHMETI; Kush është i lidhur me KRIME EKONOMIKE - AHMETI; Kush e financon AHMETIN - DEVOLLËT E KARIQËT; Kush i shiti lejet e ndërtimit me klanin e vet - AHMETI. Jam i sigurt se Ai e di se kush i pranoi tre çelësa të shtëpive vila në Fshatin Ndërkombëtar. Nëntoka e krimeve ndërtuese në Prishtinë, dhe vetëm Ahmeti e di dhe Liburni ku me mbi 80 milionë euro i kanë bllokuar këto projekte dhe me mbi 2000 punëtorë që do të punësoheshin", është shprehur ai për gazetën. "Por një gjë qytetarët e Prishtinës duhet ta dinë, se gjithkush nuk mund të luajë rolin si ky kryetar demagog. Unë konsideroj ende se në historinë e të gjitha qyteteve në vend e në rajon nuk ka personalitet kryetari më të dobët në çdo aspekt, por besoj se qytetarët duhet ta kuptojnë tani të vërtetën, siç u pa në emisionin e 'Klan Kosovës' -Devollit - Baton e Shpend -Sorosit e kumarive të Delibashiqave e shumë shovinistëve të tjerë serbë. Kriminalitetin që i ka sjellë Prishtinës Shpend Ahmeti duhet hetuar nga Prokuroria Speciale e vendit. Shpend Ahmeti nuk ka pasur ndonjë qëllim të mirë të merret me qytetarët, por ai ka përdorur aftësi për t'i hipnotizuar tek një kategori njerëzish të çorientuar", është shprehur Safet Kamberaj.

(Kosova Sot)