Irma nxori në pah të vërtetën rreth ishujve të Floridës

  • 25 September 2017 - 20:11
Irma nxori në pah të vërtetën rreth ishujve të Floridës

UA KA KALUAR TANIMË STUHIVE TË TJERA

Disa prej atyre që kishin thënë se 'nuk do të largoheshin kurrë' tani mund të shiheshin duke bërë gati gjësendet për të ikur

Derisa stuhia godiste Kubën, banorët e ishujve që gjenden afër brigjeve të Floridës kishin marrë urdhrin e evakuimit. Në fillim njerëzit kishin manifestuar shenja të hezitimit dhe zemërimit. Por, kur 'Irma' arriti kategorinë 5, atëherë qëndrimi i tyre filloi që të ndryshonte. Disa prej atyre që kishin thënë se 'nuk do të largoheshin kurrë', tani mund të shiheshin duke bërë gati gjësendet për të ikur. Të dielën pasdite, pasi që ajo më e keqja kishte kaluar, filluan që të dilnin në pah shkatërrimet.

Kishte edhe dëmtime të mëdha të shtëpive

Nuk kishte energji elektrike, e as valë të telefonisë mobile. Kishte edhe mungesë të karburanteve dhe, me gjasë, ura të rrënuara. Gjithandej shiheshin barka të thyera. Kishte edhe dëmtime të mëdha të shtëpive. Kur u analizua çdo gjë, doli se pika me popullsinë më të dendur kishte shpëtuar kryesisht me dëme të shkaktuara në drurë dhe barka. Të gjithë banorët lokalë manifestonin një shkallë të lartë të solidaritetit, duke ofruar ushqim dhe pije për kalimtarët e rastit. Sido që të jetë, Irma ua ka kaluar tanimë stuhive të tjera, Donna, Wilma dhe Stuhisë së madhe të Ditës së punës, në listën e stuhive më të mëdha që kanë goditur këtë pjesë.

Fatmirësisht, numri i të vdekurve nuk është i madh

Ndërprerja e turizmit dhe shkatërrimet e bëra do të kushtojnë me miliarda dollarë për t'u rindërtuar. Fatmirësisht, numri i të vdekurve nuk është i madh. Matjet në pikën më jugore tregojnë se niveli i oqeanit është rritur për 9 inç gjatë shekullit të kaluar dhe në një botë gjithnjë e më të ngrohtë. Por, si duket, shpirti i banorëve të këtyre ishujve, megjithatë është më i fortë sesa një stuhi e quajtur Irma, apo sido qoftë tjetër. 

(Kosova Sot)