Haziri: Demarkacioni do ta sfidojë rëndë qeverinë e 'Ramush Haradinajt'

  • 25 September 2017 - 20:59
Haziri: Demarkacioni do ta sfidojë rëndë qeverinë e 'Ramush Haradinajt'

Politologu Arsim Haziri e vlerë- son temën e Demarkacionit si ndër sfidat kryesore të qeverisë "Haradinaj", sepse nga përmbyllja e saj varet edhe perspektiva evropiane e Kosovës, pasi që është po ashtu e ndërlidhur ngushtë edhe me sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit. "Çështja e integrimeve kategorikisht ndërlidhet me çështjen e demarkimit dhe atë të luftimit të dukurive negative, me theks të veçantë luftimin e kriminalitetit që fatkeqë- sisht përbën problem bazik për konsolidimin e të ardhmes. Qeveria e re, pavarë- sisht se udhëhiqet nga njeriu, i cili kundërshtonte versionin gabim të demarkimit, prapë vështirë do e ketë të përmbyllë atë çështje, gjithnjë duke e ditur aktorët, të cilët janë të involvuar në qeverisjen Haradinaj. PDK-ja jo edhe rastësisht ka pranuar të lëshojë rrugë në drejtim të koalicionit politik. Kjo konsideroj se është bërë në drejtim të dëmtimit edhe më të madh të AAK-së në rast të mospërmbylljes së kësaj çështjeje në mënyrë të mirëfilltë dhe shtetërore", është shprehur Haziri. Qeveria 'Haradinaj', sipas tij, jo edhe lehtësisht do të mund t'i përmbyllë në mënyrë të drejtë dhe vitale tri nga çështjet mjaftë të rënda, të cilat janë të trashëguara nga qeverisja e kaluar. "Duke pasur në konsideratë pafuqinë e kësaj qeverisjeje, tri nga proceset e transferuara nga qeverisja e kaluar do të jenë sfidë mjaftë testuese për qeverisjen e re. Ndërsa në kontekst të marrëveshjes me Malin e Zi për çështjen e demarkimit, theksoi se sipas të drejtës ndërkombëtare publike, nëse eventualisht një marrëveshje me një shtet është arritur mbi të dhëna jo edhe të qëndrueshme, mund edhe të rishikohet për t'i prirë më pastaj kredibilitetit faktik. Qeveria "Haradinaj" mbi bazën që funksionon, është e pamundshme t'u rezistojë besueshëm çështjeve, të cilat edhe e orientuan vendin drejt zgjedhjeve nacionale. Ato çështje, sipas të gjitha gjasave, do të luhatin jashtëzakonisht shumë dhe sfidojnë madje duke rrezikuar edhe qeverinë "Haradinaj", theksoi analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot)