Miftari: Sa më e rëndë akuza, aq më i rëndë çmimi i korrupsionit

  • 25 September 2017 - 21:54
Miftari: Sa më e rëndë akuza, aq më i rëndë çmimi i korrupsionit

Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi sidomos gjatë kohës së UNMIK- ut, por edhe më pas të EULEX-it qe instaluar një sistem i kalbur nga brenda ku secili aktor i drejtësisë nga gjyqtari, prokurori, hetuesi policor, ekspert ligjor, avokat dhe sekserët e krimit të organizuar politik dhe nëntokës e donin nga një pjesë të tortës. "Pra, ata donin të shfrytëzojnë ligjin për t'u pasuruar për veten, derisa janë mijëra raste, kur nuk ka pasur as tentim për dënim, por vetëm ngritje pazari ku sa më e rëndë që të jetë akuza aq më i madh është çmimi i korrupsionit. Pra, do të thotë ligjin sot e kanë shndërruar në një lloj burse pa kurrfarë kriteri dhe ligji ekziston vetëm si paravan prapa të cilit fshihen zyrtarë dhe politikan të korruptuar deri në palcë. Ligji është i zbatueshëm vetëm kur merr urdhër nga politika, kur duan ta luftojnë konkurrentin politik e ndjekin me ligj sa për ta etiketuar dhe shantazhuar dikë nga konkurrentët politikë", është shprehur Miftari. Ai thekson për gazetën se shpresa se do të bëhet një ditë më mirë nuk humbet kurrë, por në Kosovë si duket edhe shpresa për ardhmëri është e korruptuar. 

Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi sidomos gjatë kohës së UNMIK-ut, por edhe më pas të EULEX-it qe instaluar një sistem i kalbur nga brenda ku secili aktor i drejtësisë nga gjyqtari, prokurori, hetuesi policor, ekspert ligjor, avokat dhe sekserët e krimit të organizuar politik dhe nëntokës e donin nga një pjesë të tortës

(Kosova Sot)