A do të bëhesh ndonjë ditë kryeministër? Përgjigjet kështu Erion Veliaj

  • 25 September 2017 - 22:23
A do të bëhesh ndonjë ditë kryeministër? Përgjigjet kështu Erion Veliaj

Prej kohësh një debat vijon mes socialistëve se kush do të pasojë Edi Ramën në PS, Erion Veliaj apo Saimir Tahiri?

E teksa debati vijon ende duket se të shumtë janë personat që janë fokusuar tek emri i kryebashkiakut, si “pasardhësi” i Ramës në PS, e rrjedhimisht dhe një kryeministër i vendit në një të ardhme jo shumë të largët.

Pikërisht këtë pyetje i kanë shtruar kryebashkiakut Veliaj, në emisionin Kolaudim në INTV. Veliaj ka dhënë një përgjigje surprizë duke thënë se asnjëherë. Më tutje kryebashkiaku është shprehur se ka pasur një bisedë me Ramën, kur e ka pyetur atë, se cila punë ishte më e mirë dhe më e bukur, ajo e kreut të bashkisë apo e kreut të qeverisë.

Kur do të vijë dita që do të jesh Kryeministër?

Asnjëherë me thënë të drejtën. Sepse kam rënë në dashuri me punën që bëj. Dhe do i rri punës që pëlqej më shumë. E kam pyetur edhe Edin në fakt, se kush është punë më e bukur dhe ma ka pranuar se ajo e Kryebashkiakut. Kështu që unë do vazhdoj të bëj punën e Kryebashkiakut, sepse e dua punën time.

Është më rehat ministër apo kryetar Bashkie?

Ministër nuk është rehat se kishte shumë punë. Kjo është më e vështirë, por është edhe më e bukur.

 

(Kosova Sot)