Rusia akuzon ushtrinë amerikane për vrasjen e gjeneralit rus në Siri

  • 25 September 2017 - 22:47
Rusia akuzon ushtrinë amerikane për vrasjen e gjeneralit rus në Siri

Një zyrtar i lartë rus tha se vdekja e një gjenerali rus pranë qytetit Deir al-Zur në Siri ishte rezultat i hipokrizisë amerikane.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov, duke reaguar ndaj vrasjes së gjeneralit Valeri Asapov në një sulm të ISIS pranë qytetit Deir al-Zur, tha se vdekja e këtij gjenerali ishte çmimi i paguar nga Rusia për politikën hipokrite amerikane në Siri. Riabkov tha se Rusia është e shqetësuar rreth qasjes amerikane ndaj ISIS-it në Siri dhe është skeptike lidhur me gatishmërinë e SHBA për të shkatërruar këtë grup terrorist.

Gjenerali rus Valeri Asapov u vra natën e së dielës në sulmin e terroristëve të ISIS pranë Deir al-Zurit. Ai ishte një komandant i lartë rus që shërbeu si këshilltar i Ushtrisë Siriane në operacionin për çlirimin e Deir al-Zurit në lindje të Sirisë.

(Kosova Sot)