​Putin viziton Turqinë

  • 25 September 2017 - 23:26
​Putin viziton Turqinë

Presidenti rus, VladimirPutin do të zhvillojë të enjten një vizitë njëditore në Turqi për bisedime me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, të përqendruara mbi Sirinë dhe Irakun, theksuan sot dy palët.

Njoftimi i kësaj vizite u bë nga presidenca turke dhe Kremlini pas një bisede telefonike mes dy drejtuesve.

Turqia dhe Rusia mbështesin kampe kundërshtare në konfliktin sirian, por i kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet këto muajt e fundit në përpjekje për të arritur në një zgjidhje që i jep fund luftës civile.

Si Rusia dhe Irani, aleate të regjimit të Damaskut dhe Turqia që mbështet rebelët, njoftuan, më 15 shtator në Astana, një marrëveshje për bashkimin e forcave për ruajtjen e sigurisë në zonën e konfliktit në Idleb, në veriperëndim të Sirisë dhe në disa pjesë të rajoneve të Latakias, Homsit dhe Alepos.

(Kosova Sot)