Bajrami: Prokurorët e varur nga politika

  • 08 October 2017 - 17:49
Bajrami: Prokurorët e varur nga politika

Politologu Adnan Bajrami mendon se pikësëpari në këtë drejtim numri i vogël i popullsisë, duke e njohur njëri-tjetrin, është njëri, siç tha, prej problemeve kryesore, sepse po të pyesësh pak më gjatë se kush është ky prokuror del të jetë i afërm me persona të cilët janë në skenën politike. Po ashtu, sipas tij, numri i madh i subjekteve politike e bën gjithsesi të mundur që të ketë afërsi familjare me këta persona, të gjitha partitë në Kosovë janë të lidhura njëra me tjetrën, prandaj edhe emërimi i prokurorëve bëhet nga politika kosovare e udhëhequr nga matrapazët. "Sikur të ishin prokurorët të pavarur, moti do të zbardheshin shumë afera dhe do të dilte e vërteta, mirëpo edhe një kohë të gjatë prokurorët do të jenë të varur nga politika, pasi shteti është i kapur dhe nëse ndryshon pushteti prapë nuk do të ketë ndryshim, sepse gjithsecili subjekt politik në Kosovë njerëzit kyç i ka të kriminalizuar dhe të korruptuar", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" politologu Adnan Bajrami.

(Kosova Sot)