Kelmendi: Sistem pa integritet

  • 12 October 2017 - 16:39
Kelmendi: Sistem pa integritet

Analisti Naim Kelmendi thotë se edhe avokatia,si pjesë e sistemit të drejtësisë,i ka të metat e veta,e që nuk mund të përjashtohet rasti se edhe avokatët janë pjesë e këtij komuniteti dhe pjesë e kësaj shoqërie,që në përgjithësi është ndërtuar një sistem i tillë korruptiv që edhe avokatë të ketë të tillë,pra që punën e tyre nuk e kryejnë me ndërgjegje të pastër dhe në pajtim me kodin e etikës dhe ligjet e aplikueshme në fuqi.Pra,sipas tij,fatkeqësisht,trafikimi i drejtësisë dyshohet se po ndodh edhe përmes avokatëve sekserë,duke bërë kështu që shumica e lëndëve të zgjidhen me procedura të përshpejtuara e në favor të atij që paguan,ku për rrjedhojë kjo ka sjellë edhe gjendjen që disa nga lëndët të bëhen objekt i shitblerjes,duke shkelur kështu çdo etikë profesionale, dhe antiligjore që kësisoj në fakt shkelen të drejtat e njeriut për mbrojtje nga e drejta."Fatkeqësisht,kjo shitblerje e lëndëve dyshohet se po ndodh në mes gjyqtarëve dhe palëve apo me ndërmjetësimin e avokatëve sekserë,kështu që ky është treguesi më i keq se deri ku ka degraduar kjo drejtësi në sistemin e gjyqësisë në Kosovë,i cili sistem drejtësie po vuan për gjyqtarë e prokurorë,si dhe avokatë të mirëfilltë,me etikë dhe integritet profesional",theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.

(Kosova Sot)