Berjani: Aferat duhet të zbardhen

  • 12 October 2017 - 16:40
Berjani: Aferat duhet të zbardhen

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha për "Kosova Sot" se ka besim të plotë se Qeveria 'Haradinaj' dhe përbërja e re e Kuvendit të Kosovës do të ndërpresin monopolet në shumë fusha të ekonomisë. "Ajo që është më kryesorja besoj se kjo Qeveri dhe ky Kuvend i ri do të zbardhin deri në detaje rrjedhën e deritashme të procesit të privatizimit, që lë shumë për të dëshiruar, sepse u përcoll me shumë afera", potencoi ai.

(Kosova Sot)