Vjen reagimi i Britanisë pas largimit të SHBA-së nga UNESCO

  • 12 October 2017 - 17:48
Vjen reagimi i Britanisë pas largimit të SHBA-së nga UNESCO

Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka thënë sot një zëdhënës i kryeministres britanike, Theresa May, pak orë pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo organizatë.

“Qeveria është e përkushtuar për të vazhdojë ta mbajë Britaninë e Madhe në UNESCO, si dhe për të punuar me shtetet anëtare në përkrahje të punës së saj të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i May.

Ai ka shtuar se marrëdhënia e SHBA-së me UNESCO-n është vetëm çështje e tyre.

Largimi i SHBA-së nga UNESCO është konfirmuar sot nga zyrtarët amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar për të folur publikisht për këtë vendim.

SHBA e sheh UNESCO-n si organizatë anti-izraelite.

(Kosova Sot)