< Ndahet nga jeta ish-ministri, Dritan Prifti - Lajme - Kosova Sot
Ndahet nga jeta ish-ministri, Dritan Prifti

Ndahet nga jeta ish-ministri, Dritan Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, ish-ministri shqiptar i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Dritan Prifti.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje e rëndë prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.

Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni të vështirë në Itali, por që nuk ka pasur përmirësim.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

(Kosova Sot)

21 orë e 59 minuta më parë