Zeqa: Pasojat e shantazhit politik

  • 12 October 2017 - 23:43
Zeqa: Pasojat e shantazhit politik

Analisti politik Florim Zeqa thotë se fillimisht për opinionin duhet sqaruar një gjë, që Gjykata Speciale është produkt i figurave politike të shantazhuara, të korruptuara dhe të kriminalizuara, të instaluara në majat e pushtetit, të cilat pikërisht deri më tani, me qëllim që të shpëtojnë lëkurën e tyre nga "Specialja" kanë nënshkruar edhe marrëveshje të dëmshme për vendin dhe inversin e qytetarëve, kurse tani po vazhdojnë me përhapjen e dezinformatave dhe të shantazhit. "Me miratimin e amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale, fillojnë edhe spekulimet mediatike, dezinformatat, shantazhet me ndërprerje të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, thirrjet për trazira ndëretnike e shumë të pavërteta të tjera, se gjoja Gjykata Speciale nuk do të prekë nivelin e lartë të politikës në Kosovë, figura të cilat mbajnë nën kontroll nëntokën e paligjshme, krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë në trajtën e haraçit qeveritar për bizneset e vogla dhe të mesme, ngase në Kosovë nuk bëhet fjalë për makro-biznese që do të gjeneronin me mijëra vende të punës për të rinjtë kosovarë", potencoi Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)