“Allah Akbar”, shqiptari me thikë në dorë terrorizon italianët

  • 13 October 2017 - 11:28
“Allah Akbar”, shqiptari me thikë në dorë terrorizon italianët

Orë tmerri kanë përjetuar italianët në Firence e shkak për këtë është bërë një shqiptar edhe një maroken. 

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 30-vjeçar dhe shoku i tij maroken kanë terrorizuar njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian.

Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”.

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.

Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Tensioni dhe frika ka qenë e madhe ndër njerëzit të cilët kanë dalë duke ulëritur jashtë diskotekës. 

Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.

(Kosova Sot)