Hoti: Heshtje kriminale e institucioneve përgjegjëse të shtetit

  • 13 October 2017 - 15:56
Hoti: Heshtje kriminale e institucioneve përgjegjëse të shtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë për "Kosova Sot" se nuk ka asnjë informa cion, por në bazë të punës së tyre të deritashme të AVUK-ut krerët e tyre kanë dëshmuar se nuk janë në nivel të detyrës dhe deri më tash nuk kemi parë asnjë masë që kanë ndërmarrë ata në atë drejtim ndaj njerëzve dhe kompanive që po e rrezikojnë në masë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa për heshtjen e Prokurorisë së Shtetit deputeti Hoti thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovën e pasluftës deri më tash ka qenë i dështuar dhe si i tillë ai vazhdon që të jetë ende, por shpresojmë se me qeverinë e re më puna e këtij dikasteri nuk do të jetë kësisoj dhe se do të ketë përmirësime rrënjësore , nga e para.

(Kosova Sot)