Rikthehen uraganet, zbuloni cili vend do goditet

  • 16 October 2017 - 22:34
Rikthehen uraganet, zbuloni cili vend do goditet

Uragani Ophelia merr jetën e tre personave.

Ishujt britanik po përgatiten të përballojnë uraganin Ophelia, për të cilën autoritetet paralajmërojnë se do ketë efekte potencialisht katastrofike për jetën.

Është lajmëruar se erërat do jenë me shpejtësi 130km/h, ndërsa Irlanda e Veriut do të mbyllë të gjitha shkollat që nga dita e hënë.

Ophelia do të jetë stuhia më e rëndë që ka goditur ndonjëherë Irlandën në gjysmë shekulli Azores në Oqeanin Atlantik do jenë pika fillestare nga ku do zbarkojë uragani, 30 vjet pas stuhisë së madhe të Britanisë të vitit 1987.

Sipas BBC, meteorologu tha se stuhia pritet në bregun jugor të Irlandës rreth mëngjesit, por ndikimi i madh do të jetë pas mesditës.

(Kosova Sot)