Vota për Shpendin, dorëzim i Prishtinës te Devollët e inkriminuar

  • 17 October 2017 - 07:46
Vota për Shpendin, dorëzim i Prishtinës te Devollët e inkriminuar

Duke parë qëllimet e publikuara në fushatën zgjedhore të VV-së për Komunën e Prishtinës, analistët politikë po vlerësojnë se mandati i dytë qeveritar në kryeqytet, që po e kërkon Shpend Ahmeti nga qytetarët prishtinas, është mandat në tërësi në shërbim të vëllezërve të tejinkriminuar Devolli dhe as edhe një për qind në shërbim të banorëve kryeqytetas. Kjo për faktin se edhe fushata e Shpend Ahmetit, sipas tyre, po financohet e tëra nga Devollët e inkriminuar me VV-në. Ahmeti në këtë plan të ri e ka në prioritet edhe zotimin 23 - i cili thotë: " Stacioni i ri Qendror i Transportit Publik në Prishtinë - ashtu siç është prezantuar në Konferencën e Investimeve në periudhën 2018 - 2019, do të ndërtohet. Ky Stacion do të jetë qendra e trafikut në Komunën e Prishtinës. Aty do të vijë dhe do të niset çdo autobus drejt qyteteve të tjera, por edhe do të jetë pikë fillestare e autobusëve të trafikut urban". Sipas analistëve politikë, arsyeja e vetme pse kryetari aktual po e kërkon edhe një mandat të fundit si kryetar i Prishtinës, është që t'ua dhurojë vëllezërve DEVOLLI disa dhjetëra hektarë tokë publike të qytetarëve në Stacionin e Autobusëve për projektet e tyre të nëntokës kriminale. Edhe shëtitja e tij në jahtet e Devollëve ka krijuar borxhe ndaj tyre përmes marrëveshjeve të fshehta e kriminale, të cilat borxhe dyshohet me bazë se po shpërblehen me para të mëdha nga Devollët për Shpend Ahmetin dhe klikën e tij kriminale, para dhe tani gjatë fushatës parazgjedhore.

Image

 

Kryetari i Prishtinës, i lidhur me padronët kriminalë të Kosovës

Një plan të tillë kriminal të kryetarit të Prishtinës e konfirmon edhe analisti Reshat Sahitaj. "Shpend Ahmeti është duke i bërë të gjitha përpjekjet se duhet që të rizgjidhet kryetar i Prishtinës. Jam më se i sigurt që qytetarët tanë, prishtinasit, tani e kanë kuptuar se Shpendi është një manipulator i paskrupull dhe pa ndjenja, që nuk merakoset fare për mirëqenien e qytetarëve, por për standardin e tij personal dhe të sektit që quhet VV", është shprehur ai. "Dëshira e tij është që të mbetet kryetar edhe një mandat, që premtimet që ua ka dhënë kompanisë se inkriminuar "Devolli" edhe t'i realizojë, sepse aty janë në pyetje jo me pak se disa qindra miliona euro, të cilat duhet të ndahen në tri pjesë. Mirëpo, duhet të besojmë që zgjedhja e tij do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar, sepse këtë strategji mafioze dhe policore të VV-së e ka kuptuar populli ynë kryeqytetas", vijoi më tutje Sahitaj. "Shpend Ahmeti nuk është këmbë e krye i lidhur vetëm me Devollët, por edhe me padronë të tjerë,që po e zhvatin Kosovën në çdo cep. Sidoqoftë, në VV ka edhe deputetë të ndershëm me të cilët unë kam kontakte të herëpashershme, të cilët aktualisht janë pengje të policisë sekrete të VV-së, e që përcillen hap pas hapi në çdo veprim dhe deklaratë të tyre", thot analisti Sahitaj për "Kosova Sot".

Image

 

Drejtori i Stacionit ia qet Shpendit në fushë planin djallëzor

Qëllimin e Shpend Ahmetit për ta dhuruar Stacionin e Autobusëve në mandatin e dytë sipas planit të tij, për Devollët e inkriminuar , e sheh të zbuluar tashmë edhe Ylber Çitaku, drejtor i KE i NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.A. në Prishtinë. I kontaktuar nga gazeta, ai tha se tash e tre vjet Shpend Ahmeti me legjislativin e Komunës së Prishtinës e bojkotojnë bashkëpunimin me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje, për më keq në shume raste edhe e saboton. "Dihet botërisht- madje këtë e ka konfirmuar edhe vetë Shpendi se ka negociuar për hapësirat e Stacionit të Autobusëve me kompaninë "Devolli", siç ai ka thënë, për një qendër te madhe tregtare! Gjatë prezantimit të 100 projekteve- premtimeve, z. Shpend Ahmeti në slajde nën nr. rendor 23 ka prezantuar - Stacionin e ri Qendror të Transportit Publik në Prishtinë, pra Shpendi thotë: "Do ta ndërtojmë Stacionin e ri Qendror të Transportit publik të qytetit. Realizimi i një projekti të tillë kapital kërkon një buxhet prej qindra milionëve, por Shpendi qëllimisht këtë investim kapital e kalon me një fjali duke mos dhënë as edhe një sqarim", ka potencuar ai. "Një fjalë popullore thotë "ymërlia e pret", duke iu përmbajtur kësaj fjale popullore, unë si KE, menaxhmenti i ndërmarrjes, po edhe 100 punëtorët e kësaj ndërmarrjeje bashkë me familjarët tanë, nuk kemi dilema më, nëse Shpend Ahmeti rizgjidhet kryetar i Komunës së Prishtinës, projekti i tij me nr. 23, e që është Stacioni i ri Qendror i Transportit publik në Prishtinë do të jetë projekt i finalizimit të dhënies së kësaj hapësire prej 8.5 h vëllezërve Devolli. Më pastaj, se a do ta prezantojë këtë si partneritet publiko- privat apo do të vazhdojë edhe më tutje për të falimentuar NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.A., vetëm e vetëm të realizojë qëllimin e tij, koha do ta tregojë", thotë drejtori Çitaku për gazetën "Kosova Sot".

Image

 

Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë kreun e Komunës

Mirëpo, ish- shefi i asamblistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi thotë se nuk pret që Shpend Ahmeti të rizgjidhet në këtë mandat, sepse vota qytetare do ta ndëshkojë atë, dhe me këtë nuk do të realizohet as plani i tij eventual për t'ia dhënë dikujt në shfrytëzim kundërligjshëm edhe Stacionin e Autobusëve me tokat përreth tij. "Sa i përket Stacionit të Autobusëve, ai u mundua ta sabotojë dhe të pengojë, por nuk ia doli, sepse aty Komisioni i aksionarëve dhe Bordi i drejtorëve po funksionojnë", theksoi Gashi. Ndërsa, Fatime Ahmeti, qytetare në lagjen "Dardania", në Prishtinë, po ashtu thotë se Shpendi, pavarësisht qëllimit të tij final, ai nuk ka të drejtë morale që të kërkojë tash votë nga qytetarët, pasi në mandatin që po e lë pas është zhytur i tëri në korrupsion dhe krim te organizuar . "Shpend Ahmeti është njeriu më i korruptuar ne Prishtine! Nuk e di se si ka fytyrë me kërkua votën apo besimin e qytetarëve të Prishtinës, duke e ditur që asnjë gjë të mirë nuk ka bërë për mandatin e kaluar katërvjeçar. Rrugët janë tmerrë- sisht të prishura, asnjë rrugë ne Prishtine nuk është në gjendje të mirë. Po, është e vërtetë që Devollëve u ka borxh, sepse janë duke ia financuar komplet kampanjën parazgjedhore! Shtrohet edhe një pyetje tjetër tani...A e dinë qytetarët e kryeqytetit se sa leje ndërtimi ka lëshuar Shpendi? Ja po ua them edhe këtë: Rrugës për Gërmi janë duke u ndërtuar shtëpi, afër shtëpive ku Shpendi e ka kritikuar Isa Mustafën!!! Tani, Shpendi u ka dhënë leje ndërtimi. Por, "Kalabrinë" e ka harruar fare Shpendi, që të mbytë era e kanalizimit. Sipas meje si qytetare, Shpendi nuk e meriton mandatin e dytë", thotë Fatime Ahmeti për "Kosova Sot"

MAFIA E NDËRTIMIT E KAPI QEVERINË E VV-SË NË PRISHTINË

Analisti politik, Skënder Kapiti i tha gazetës "Kosova Sot" se shikuar nga këndvështrimi funksional dhe institucional, Prishtina është kryeqytet i Kosovës dhe jo një Komunë-shtet. Sipas tij, në Shqipëri dhe në Kosovë kryeqeveritarët dhe kryebashkiakët e kryekomunarët pushtetin dhe ligjin i shohin dhe i trajtojnë si prona private të tyre, prandaj nuk është e çuditshme edhe kur bëjnë plane të tilla te inkriminuara. "Ata kanë të drejtën që ta shkelin, të mos e zbatojnë ligjin dhe ta zbatojnë atë në mënyrë të korruptuar e për përfitime personale kriminale. Kështu ndodh edhe në Komunën më të madhe të Prishtinës, ku kryekomunari Shpend Ahmeti dhe struktura urbanistike abuzojnë rëndë me Ligjin e Ndërtimit, dhe jo vetëm. Kooperimi i pushtetit vendor me mafinë e inkriminuar te ndërtimit i kanë zënë frymëmarrjen Prishtinës, saqë është bërë shumë e neveritshme, stresante dhe e padurueshme të jetosh në Prishtinë prej pisllëkut dhe mungesës së infrastrukturës për një jetë normale publike. Komuna e Prishtinës në vend që të jetë shembull i zbatueshmërisë së ligjit, është bërë shembull i njëfarë katrahure urbanistike, saqë edhe sikur të kishte pasur një studio të posaçme për ta rrënuar infrastrukturën e saj nuk do ta kishte bërë më perfekt sesa vetë Komuna, pushteti e urbanistika strukturore e saj", theksi analisti Kapiti. Sipas tij, të gjitha këto abuzime ndodhin para institucioneve të drejtësisë, që nuk brengosen fare për të ndjekur shkelësit e ligjit. "Ndërsa në Gjyqësorin e Kosovës e drejta shitet dhe blihet, po kështu edhe dhënia e lejeve të ndërtimit nëpër Komuna e Bashki është bërë një pazar, ku lejen e fiton ai i cili paguan paratë dhe përqindjen e ryshfetin e majmë për autoritetin që jep lejen. Përveç kësaj, në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme arrihet deri atje, saqë nuk njihen as kompetencat e instancave të larta shtetërore dhe as Ligji i Ndërtimit për subjektet që kërkojnë të ndërtojnë po qe se ata nuk dalin "në fotografi", siç thonë këtu në Tiranë, për ryshfetin që duhet të paguash, ose në pronën tënde dhe në të drejtën tënde të bëhen aksionarë ata që japin lejen, dikush prej të afërmve të tij, ose edhe ndonjë pushtetar i lartë VIP. Nuk e besoj që votuesi inteligjent dhe qytetari prishtinas të manipulohet e të mashtrohet, dhe nuk e besoj që ai ta shesë vullnetin e tij te paraja e korruptuar e pushtetit kriminal dhe e mafisë rreth tij, ashtu sikurse rëndom ka ndodhur në Shqipëri.", thotë analisti Kapiti për "Kosova Sot".

Image

 

HUMBJA E SHPENDIT DHE VV-SË, NDAL DEGRADIMIN E PASURISË PUBLIKE

Analisti Reshat Badallaj ka pohuar se Shpend Ahmeti kërkon mandatin e dytë vetëm në saje të parave të pista të bandës serbiane Devolli,por qytetari do ta ndëshkojë edhe këtë. "Shpendin është duke e mbajtur gjallë kjo bandë kriminale,që pasurohet me para të pista nga krimi i organizuar.Matrapazi e mashtruesi Shpend Ahmeti dhe banda raciste e kriminale Devolli varen prej njëratjetrës,sepse kjo bandë serbiane Devolli ia mbush grykën me para të kontrabandës kriminale dhe Shpendi,ky bishtdredhur,ka premtuar që të falë toka në zemër të Prishtinës,si të ishin tokat e babës së tij dhe se do të përfitojë nga shumë leje të ndërtimit që jepen me para marramendëse dhe ilegale nga krimi i organizuar",u shpreh analisti Badallaj.Mirëpo,Badallaj thotë se humbja e Shpendit i lë në arkiv të harresës edhe këto plane të tyre kriminale. "Pra,në qoftë se Shpend Ahmeti shkon në theqafje dhe duhet të shkojë gjithsesi nga vota e qytetareve të qytetëruar,për të mos u kthyer më kurrë,do të prishen shumë plane të tyre ilegale të nëntokës kriminale",thekson ai për gazetën "Kosova Sot".

Mandat në shërbim të mafio-oligarkëve të kriminalizuar

Edhe analisti Ragip Guraziu pohon se prioritetet e Shpend Ahmetit tregojnë se është mandati i dytë që po e kërkon nga qytetarët prishtinas, mandat në tërësi në shërbim të vëllezërve të inkriminuar Devolli dhe as edhe një për qind në shërbim të qytetarëve të tjerë. "Devollët edhe kësaj radhe po e financojnë fushatën e Shpend Ahmetit, por kësaj radhe kotë e kanë, se të gjitha të bëmat kriminale që iu bënë Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj do të ndëshkohen me votë. Tani është e qartë se Komuna e Prishtinës i ka dalë prej dore Shpendit dhe vetëm është çështje ditësh kur kjo të vërtetohet, e kjo duhet dhe do të vërtetohet më 22 tetor", theksoi Guraziu për "Kosova Sot". Ai ka thënë po ashtu se prioriteti tjetër i Shpend Ahmetit; Stacioni i ri Qendror i Transportit Publik në Prishtinë - ashtu siç është prezantuar në Konferencën e Investimeve në periudhën 2018 - 2019, Prishtina do ta ndërtojë Stacionin e ri të Autobusëve, nëse do ta merrte një mandat të ri, do të shkonte "dhuratë" e trofe për Devollët e tejinkriminuar . "Ky Stacion do të jetë qendra e trafikut në komunën e Prishtinës. Aty do të vijë dhe do të niset çdo autobus drejt qyteteve të tjera, por edhe do të jetë pikë fillestare e autobusëve të trafikut urban. Qëllimi i tij tani po bëhet më se i qartë edhe me zotimet publike, sepse Shpend Ahmeti është duke e legalizuar këtë veprim e zhvatje kriminale edhe në premtimet në fushatën parazgjedhore. Arsyeja e vetme pse po e kërkon edhe një mandat të fundit si kryetar i Prishtinës është që përfundimisht t'ua dhurojë vëllezërve DEVOLLI disa dhjetëra hektarë tokë publike të qytetarëve në qendër të Prishtinës, në Stacionin e Autobusëve, për projektet e tyre të nëntokës kriminale, që do thotë prapë t'i ruajë lidhjet me të vjetrën dhe asgjë e re për qytetarët e Prishtinës, dhe do të vazhdojë me degradimin e kriminalizimin e saj si Komunë dhe si kryeqytet i një shteti", potencoi analisti Ragip Guraziu.

(Kosova Sot)