Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

  • 17 October 2017 - 17:46
Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar propozimin e prokurorisë speciale për dhënien e 30 ditëve paraburgim për Milaim Zekën. 

Gjykata ka vendosur që Zekës t’ia shqiptoj masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Lajmin e ka konfirmuar për mediat online, pala mbrojëse e Milaim Zekës, avokati, Gazmend Halilaj.

Ai ka sqaruar, se ka arritur që ta bindë gjyaktën se pretendimet e prokurorisë për këtë rast nuk qëndrojnë

Tutje avokati, Halilaj thekson se për vendimin e gjykatës për dhënien e arrestit shtëpiak ndaj deputetit Milaim Zeka do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot)