Milaim Zekës i konfiskohet pasaporta

  • 17 October 2017 - 18:36
Milaim Zekës i konfiskohet pasaporta

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka do të qëndrojë për një muaj arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi u arrestua një ditë më parë për dyshimet për përfshirje në skandalin me viza pune në gjermani.Me këtë rast, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se deputetit Zeka i është konfiskuar edhe pasaporta.

Ky është njoftimi i gjykatës: 

Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktiminin  e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’ rast kundër të pandehurit M. Z është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017.Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta.Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot)