Zbardhen mesazhet/Ndarja e pazareve, Çelaj e Habilaj “përcaktojnë” shumën për Saimirin (Dokument)

  • 17 October 2017 - 18:40
Zbardhen mesazhet/Ndarja e pazareve, Çelaj e Habilaj “përcaktojnë” shumën për Saimirin (Dokument)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar dosje e plotë të autoriteteve italiane, ku flitet për hetimet e bandës së drogës e cila drejtohej nga Moisi Habilaj

22656556_10210816162983563_330702430_n

Dosja përmban plot 416 faqe, ku ndër faqet e saj janë hetimet e vazhduara të bandës së drogës, ku edhe përmenden emrat e Habilajve.

Por në dojes është dhe një përgjim i bisedës mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, që mban datën 2 mars 2014, ku përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen Saimirit (duke aluduar për kushëririn e tij Saimir Bashkim Tahirin, ministër i Brendshëm në Shqipëri-shkruhet në dosje).

22551449_10210816163063565_564777385_n

Mesazhi që Habilaj i dërgon Florian Habilajt: Kismet pasnesër puç.

 Habilaj: Me Antonion kemi gabuar duke ditur se ne kishim një eksperiencë të keqe me këto histori. Përse i kemi bërë punët me kaq ngut. Duhet që të linim atë të sistemonte punën e tij… Duhet ta linim që ta sistemonte dhe pastaj ta çonte në një vend tjetër. Këto janë gabime të pafalshme…. këto janë gabimet tona.. Ne nuk e dimë me kë jemi lidhur,. Ne nuk e dimë kë kanë dhe kë nuk kanë brenda ata bastardët.

Çelaj: Por një motiv duhet të ketë qenë. Nuk kanë shkuar fillimisht, pastaj kanë shkuar për të kontrolluar. Kështu …

Habilaj: Herën tjetër sapo të sistemoj punët e tij duhet ta lejë 30 km larg nga garazhi.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.

22627635_10210816163103566_1865384413_n

Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë… 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek … hiq dhe ato të shtetit që janë …”, shkruhet në dosje.

(Kosova Sot)