Dosja e plotë/ Basha publikon dokumentet e italianëve për Habilajt dhe Tahirin

  • 17 October 2017 - 18:43
Dosja e plotë/ Basha publikon dokumentet e italianëve për Habilajt dhe Tahirin

Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë hetimore të Gjykatës së Katanias, ku po gjykohen kushërinjtë e Saimir Tahirit dhe bashkëpuntorët e tyre italianë. Në përgjimet e kësaj dosjeje rezultojnë edhe bisedat e Moisi Habilajt që thotë se Tahiri fitonte minimum 5 milion euro në muaj dhe se për fushatën e PS nuk mjaftojnë as 20 milion euro. Nga përgjimet konstatohet se Moisi Habilaj e përdor emrin e Tahirit për të treguar mbështetjen e tij në policinë e korruptuar. Habilaj thotë në një moment se vetë shefi i policisë e kishte ndihmuar të ngarkonte drogën në skaf, ndërsa 30 mijë euro i duheshin për t’ia dhënë Saimirit.

Dosja e plotë hetimore Habilaj-Tahiri është në gjuhën italiane dhe mund ta lexoni këtu https://demokratet.al/wp-content/uploads/2017/10/ordinanza-tahiri-habilaj.pdf

 

(Kosova Sot)