Nëna me kancer të gjirit vendos të mos dorëzohet

  • 17 October 2017 - 19:33
Nëna me kancer të gjirit vendos të mos dorëzohet

SËMUNDJA IU ZBULUA VETËM PAK JAVË PAS MUAJIT TË SAJ TË MJALTIT

Beth, tani 26 vjeçe, kishte caktuar një vizitë te mjeku, pasi kishte vërejtur një 'duq' në gjirin e saj, por duke pasur parasysh moshën e re, si dhe faktin që në familjen e saj nuk kishte raste të kancerit, ajo kurrë nuk kishte menduar se ishte sëmurë nga kanceri i gjirit

S i një e sapomartuar dhe një nënë e re, e cila mendonte që ta bënte fëmijën e dytë, e ardhmja dukej e ndritur për Beth Brownin në vitin 2013. Por, pak kohë pasi që ajo dhe burri i saj, Mikey, u kthyen nga muaji i mjaltit, Beth që asokohe kishte vetëm 22 vjeçe - e cila ka një vajzë të vogël të quajtur Amelia Grace - u diagnostikua me kancer të gjirit. 

Më së vështiri e kishte t'i tregonte nënës për sëmundjen

Beth, tani 26 vjeçe, kishte caktuar një vizitë te mjeku, pasi kishte vërejtur një 'duq' në gjirin e saj, por duke pasur parasysh moshën e re, si dhe faktin që në familjen e saj nuk kishte raste të kancerit, ajo kurrë nuk kishte menduar se ishte sëmurë nga kanceri i gjirit. Për këtë shkak, ajo thotë se, kur mjekët thanë se vuante nga kanceri, ndjenja e saj e parë ishte tronditja, mosbesimi. Beth tregon se më së vështiri e kishte t'i tregonte nënës për sëmundjen, meqë i dukej se, kështu, e lëndonte atë. ajo kishte qenë gjithmonë tepër e afërt me nënën. Beth filloi menjëherë trajtimin, hoqi gjirin e majtë dhe, sapo filloi të shpresonte se e kishte mundur sëmundjen, mjekët i thanë se kanceri i gjirit i ishte përhapur në eshtra. 

Image

 

Shpreson që një ditë do ta blejë një shtëpi bashkë me burrin

Beth, e cila aktualisht është duke u mjekuar me kimioterapi, ka qenë e detyruar që ta linte punën dhe të kthehej, bashkë me familjen, që të jetonte te prindërit, meqë nuk kishte më para për ta paguar qiranë. Përkundër kësaj situate tepër të vështirë, Beth, të cilës mjekët i kanë thënë se kanceri i saj nuk mund të shërohet, por vetëm t'i zgjatet ca jeta, me ilaçe, shpreson që një ditë do ta blejë një shtëpi bashkë me burrin. Ajo është e vendosur që ta bëjë një jetë të plotë dhe jeton sipas parimit: "Nuk e kam ndërmend të shkoj gjëkundi (të vdes)". 


(Kosova Sot)