'Dosja Habilaj' lëviz ujërat në politikë, Kryemadhi në selinë blu

  • 17 October 2017 - 20:22
'Dosja Habilaj' lëviz ujërat në politikë, Kryemadhi në selinë blu

Pas ftesës zyrtare të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për t’i dalë ballë përballë krimit që ka pushtuar vendin, nga konferenca për shtyp kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të ishte pjesë e bashkimit pa kompromise kundër krimit të organizuar në vend.

“Dosja Habilaj” ka bërë bashkë Bashën dhe Kryemadhin ën orët e mbrëmjes, ku mësohet se kryetarja e LSI-së, ka zhvilluar një takim në selinë blu.

Edhe pse ende nuk ka asnjë të dhënë rreth këtij takimi, mësohet paraprakisht se qëndrimi i përbashkët ndaj çështjes “Habilaj” është fokusi i takimit. 

(Kosova Sot)