Abrashi për Lakrishten: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave

  • 17 October 2017 - 22:17
Abrashi për Lakrishten: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite në lagjen “Lakrishte”, ka prezantuar planin për investime i cili përfshin rregullimin e platosë, ndërtimin e një mbikalimi në Sheshin “Bill Clinton”, rregullimin e fasadave dhe të tjera.

“Është e papranueshme gjendja në të cilën ndodhet platoja në Lakërishte. Ne do të investojmë dhe do ta shndërrojmë në një vend të bukur dhe atraktiv për banorët. Në këtë lagje kemi planifikuar investime në ndriçimin publik dhe do të vendosim kamera në pikat kryesore për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, një projekt tjetër për këtë lagje është rregullimi i transportit publik dhe ndryshimi i vendit të stacionit aktual, pasi që sipas tij, nga ekspertët është konsideruar se ndodhet në vend joadekuat dhe po shkakton kolona në trafik.

“Për të lehtësuar qasjen nga njëra anë e rrugës në tjetrën, sidomos të nxënësve, ne do të ndërtojmë një mbikalim në Bulevardin Bill Clinton. Do t’i rregullojmë hapësirat gjelbëruese dhe do t’i mirëmbajmë  e atyre ekzistuese”.

(Kosova Sot)