Vazhdon moti i nxehtë, këto janë temperaturat për 3 ditë

  • 17 October 2017 - 23:24
Vazhdon moti i nxehtë, këto janë temperaturat për 3 ditë

Një javë me mot të ngrohtë, diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 8C, e ato maksimale nga 22C deri në 24C.

Derisa përgjatë Atlantikut uragani “Ofelia” po rrezikon Irlandën me stuhi të fuqishme, fushat anticikonike mbi pjesën më të madhe të Evropës dhe rajonin tonë do të mbesin të fuqishme duke sjellë mot të mirë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. 

Ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i ngrohtë, pothuajse veror, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, por kryesisht të nivelit të lartë, pa mundësi për të reshura.

(Kosova Sot)