"Sa herë vinte në Vlorë, Tahiri drekonte me Habilajt"

  • 17 October 2017 - 23:43

Ish efektivi i lartë i policisë së së qarkut të Vlorës dhe Fierit, Dritan Zagani ka zbardhur disa detaje të reja rreth klanit “Habilaj”.

Në ‘Opinion”, Zagani foli në lidhe me njohjen e këtij klani të fuqishëm të trafikut të drogës me Italinë, ku foli për mënyrën sesi ata me dy kamionë nisën biznesin e eksport inport të frutave dhe perimeve me shtetin italian. Ndërkohë që ai theksoi se ish ministri  Brendshëm, Saimir Tahiri sa herë që vinte në Vlorë, gjatë kohës që ka qenë edhe ish deputet i opozitës, drekonte me pjesëtarë të fisit Habilaj, me të cilët ai ka lidhje farefisnore. 

(Kosova Sot)