Guraziu: Drejtësia të hetojë aferat e rënda

  • 19 October 2017 - 18:16
Guraziu: Drejtësia të hetojë aferat e rënda

Analisti Ragip Guraziu thotë se Shpend Ahmeti me grupin e tij kriminal, me korrupsion e mitë, po i shkelin në masë e pandalshëm ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe është një mëkat i madh që drejtësia nuk po merret me këta njerëz. "Akuza publike deri tani nga opozita e Prishtinës për përfshirjen e Shpend Ahmetit në krim të organizuar po hasin në vesh të shurdhër, por tani gjithë nga kjo çka është bërë publike, në mos tjetër, kam një besim se qytetari i Prishtinës do t'i ndëshkojë me votën e 22 tetorit Shpend Ahmetin dhe oligarkët rreth tij. Se është edhe një dembel i papërmirësueshëm, një demagog dhe hipokrit i llojit të vet, nuk do koment dhe nuk i duhet Prishtinës një kryetar i tillë, për më tepër i akuzuar si i inkriminuar thellë me krimin e organizuar, me ato shëtitjet e tij me jahte dhe pazaret e orëve të mbrëmjes në këto jahte, etj., etj.", është shprehur ai. "Shpend Ahmeti po mundohet të trillojë opinionin, sidomos atë të Prishtinës, përderisa gjatë vitit 2014 Shpend Jahti krenohej se gjoja sa pak leje ndërtimi po jepte Komuna e Prishtinës, duke thënë se lejet e shumta të ndërtimit janë burim i korrupsionit dhe krimit nga ish-zyrtarët e inkriminuar me lejet e ndërtimit në një kohë të gjatë, dhjetëvjeçare, e që ishin me në krye Sami Hamitin dhe grupin e inkriminuar të LDK-së , realiteti në vitet 2015 dhe 2016 e 2017 ndërron dukshëm!", theksoi Guraziu.

(Kosova Sot)