Basha denoncon: Tahiri po shkatërron provat

  • 19 October 2017 - 18:45
Basha denoncon: Tahiri po shkatërron provat

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po bën çmos që të shkatërrojë provat e krimit, siç e quajti, shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Sipas Bashës, në shtëpinë e Tahirit, janë parë që të futet persona të veshur me të zeza, të cilët po pastrojnë provat.

Reagimi i Bashës:

Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: 

“Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”.

Ndaj Tahirit, ditën e sotme prokuroria ka kërkuar nga Kuvendi që të hiqet imunitetit, pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali. 

(Kosova Sot)