Putin: BE e nxiti separatizmin në Evropë duke e përkrahur pavarësinë e Kosovës

  • 19 October 2017 - 18:54
Putin: BE e nxiti separatizmin në Evropë duke e përkrahur pavarësinë e Kosovës
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë forcuar ndjenjën e separatizmit në Evropë kur iu nënshtruan presionit të SHBA-së dhe e mbështeten ndarjen e Kosovës nga Serbia, ka thënë sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas liderit rus, BE-ja sot përballet me pasoja të tilla si kriza katalane.

“Sa i përket situatës me Katalonjën, jemi dëshmitar të një dënimi unanim të përkrahësve të pavarësisë nga BE-ja dhe një numër i shteteve tjera. Në lidhje me këtë, më duhet të them se është dashur të mendonit më herët për këtë,” ka thënë Putin.

Putin ka shtuar: “Përkrahja unanime e ndarjes së Kosovës [nga Serbia] ka dalë të jetë pikë kthese dhe tash Evropa përballet me pasoja të politikave shkurtpamëse që për qëllim kishin ta kënaqnin vëllain e madh nga Uashingtoni”. 

(Kosova Sot)