Ky shtet ballkanik i pari në botë për konsum kokaine

  • 19 October 2017 - 18:56
Ky shtet ballkanik i pari në botë për konsum kokaine

Shqipëria po zien nga diskutimet për drogën, por për kanabisin. Megjithatë gazeta angleze “Telegraph” jep një të dhënë tronditëse.

Sipas tyre, shqiptarët janë të parët në botë për konsumin e kokainës. Të dhënat janë marrë nga Zyra e OKB për Krimin dhe Drogën.

Sipas këtyre të dhënave, 2.5 për qind e popullsisë nga mosha 16-64-vjeçare në Shqipëri konsumon kokainë.

Më poshtë është lista me 20 vendet që marrin më shumë kokainë.

Shqipëria – 2.5 për qind

Skocia – 2.34

SHBA – 2.3

Anglia – 2.25

Spanja – 2.2

Australia – 2.1

Uruguaj – 1.8

Kili – 1.73

Holanda – 1.6

Irlanda – 1.5

Kanada – 1.46

Aruba – 1.3

Bermuda – 1.3

Gana – 1.1

Italia – 1.1

Franca – 1.1

Izraeli – 1.07

Islanda – 1.06

Kosta Rika – 1.06

Luksemburg – 1.04.

(Kosova Sot)