Dhjetë shkollat nga të cilat del numri më i madh i miliarderëve amerikanë

  • 19 October 2017 - 21:20
Dhjetë shkollat nga të cilat del numri më i madh i miliarderëve amerikanë

Çdo shkollë, në këtë rast universitet, dallohet për diçka. Në këtë rast jemi përqendruar te universitetet që, deri më tani, kanë dhënë numrin më të madh të miliarderëve në SHBA. Pas një analize të bërë nga "Forbes", del se të 400 pjesëtarët e listës së amerikanëve më të pasur sivjet kanë studiuar kahmos, duke filluar nga Universiteti i Oklahomës, deri te Universiteti shtetëror i Oregonit, edhe pse mbizotërojnë universitetet e Ligës "Ivy". Ndoshta shumë prej jush do të befasoheni kur të shihni se, në vendin e parë të kësaj liste, nuk gjendet as Universiteti i Harvardit, as ai i Jejlit, por Universiteti i Pensilvanisë, i cili ka zënë këtë vend falë Shkollës së tij të biznesit, "Wharton", meqë diploma baçelor "Wharton" në ekonomi, është më e shpeshtë në mesin e miliarderëve, sesa çdo diplomë tjetër. Ja edhe lista e dhjetë shkollave me numrin më të madh të miliarderëve nga mesi i ish studentëve të tyre.

Image

 

1. Universiteti i Pensilvanisë: të diplomuar, tani miliarderë

Universiteti "Benjamin Franklin" ka dhënë numrin më të madh të miliarderëve në listën e sivjetme të "Forbes"-it, sesa çdo shkollë tjetër. Ndër miliarderët që kanë dalë nga kjo shkollë, duhet të përmendim presidentin Donald Trump (edhe djali i tij Donald Trump Jr. dhe vajzat Ivanka dhe Tiffany po ashtu kanë studiuar në këtë universitet); pastaj miliarderi i fondeve të kufizuara (hedge), Steve Cohen, Tesla dhe shefi i kompanisë "SpaceX", Elon Musk.

Image

 

2. Universiteti Stanford: 13 të diplomuar, tani miliarderë

Ky universitet gjendet në këtë listë, falë afërsisë së tij me Luginën e Silikonit. Kjo shkollë ka nxjerrë një numër të madh të miliarderëve teknologjikë, duke përfshirë edhe emrat, si Brian Acton dhe Bobby Murphy. Acton dhe Murphy bashkëthemeluan kompaninë "Snapchat" në vitin 2011.

Image

 

3. Universiteti Jejl: 13 të diplomuar, tani miliarderë

Në këtë universitet kanë diplomuar emra, sikur që është shefi ekzekutiv i kompanisë "Blackrock", Stephen Schwarzman, si dhe bashkëthemeluesi i kompanisë "FedEx", Fred Smith. Në vitin fiskal që mbaroi në maj të vitit 2017, "FedEx" për herë të parë pati të ardhura që tejkaluan shifrën prej 60 miliardë dollarësh.

Image

 

4. Universiteti i Kalifornisë së jugut: 11 të diplomuar, tani miliarderë

 USC ka disa lloje të ish-studentëve, që tani janë miliarderë. Në vitin 1966, krijuesi i franshizës "Star Wars", George Lucas, diplomoi nga kjo shkollë me një diplomë në artet kinematografike. Saktësisht 20 vjet më vonë, aty diplomoi edhe Marc Benioff, në biznes dhe administratë, pak vite pasi aty diplomoi edhe kapitalisti i Luginës së Silikonit, Mark Stevens.

Image

 

5. Universiteti Harvard: 11 të diplomuar, tani miliarderë

Deri më tani Harvardi ishte shkolla e preferuar e miliarderëve të ardhshëm. Por, kjo ka ndryshuar tash vonë. Derisa këtu diplomuan bashkëthemeluesi i "Airbnb" Nathan Blecharczyk dhe ish shefi ekzekutiv i "Microsoftit", Steve Ballmer, dy miliarderë të tjerë të famshëm, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, kishin braktisur studimet në këtë universitet.

Image

 

6. Universiteti Columbia: 8 të diplomuar, tani miliarderë

 Pronari i "New England Patriots", Robert Kraft, si dhe miliarderi i patundshmërive, Jerry Speyer, janë disa nga miliarderët që kanë diplomuar në këtë universitet. Speyer, kompania e patundshmërive e të cilit, "Tishman Speyer" posedon Qendrën "Rockefeller" dhe ndërtesën "Chrysler", diplomoi në këtë universitet në vitin 1962.

Image

 

7. Universiteti i Miçiganit: 7 të diplomuar, tani miliarderë

Ky është universiteti i vetëm publik që gjendet në këtë listë. I diplomuari më i pasur i këtij universiteti, Larry Page, bashkëthemeloi kompaninë "Google". Page diplomoi në inxhinieri në vitin 1995. Në vitin 1998 ai braktisi studimet master, për ta themeluar kompaninë "Google" bashkë me shokun e tij të klasës, Sergey Brin. Edhe Stephen Ross, pronar i "Miami Dolphins", po ashtu ka diplomuar këtu.

Image

 

 8. Universiteti Dartmuth: 7 të diplomuar, tani miliarderë

 Leon Black, bashkëthemelues i "Apollo Global Management", diplomoi në Dartmuth në vitin 1973, kur diplomoi edhe magnati i naftës dhe gazit, Trevor Rees-Jones. Black studioi filozofinë; Rees-Jones, historinë.

Image

 

 9. Universiteti Djuk: 6 të diplomuar, tani miliarderë

 J.B. Pritzker, i cili mori diplomën baçelor në shkencat politike, në këtë universitet, në vitin 1987, vazhdon që t'ia shohë hairin kësaj diplome. Pritzker bëri me dije në prill, se do të garojë për postin e guvernatorit të Ilinoit. Ndër miliarderët e tjerë që kanë diplomuar këtu, vlejnë që të përmenden Marijke Mars dhe David Rubenstein.

Image

 

10. Universiteti Kornell: 5 të diplomuar, tani miliarderë

Kornell duhet ta falënderojë kompaninë "SC Johnson" për faktin që gjendet në këtë listë. Tre trashëgimtarë të kësaj kompanie të produkteve të pastrimit kanë diplomuar këtu: dy fëmijët dhe 'nëna e familjes'. Vëllai më i vogël, Winifred Johnson-Marquart, braktisi studimet, të filluara po këtu.

(Kosova Sot)