Miliarderët, të cilëve këmba kurrë nuk u ka shkelur në fakultet

  • 20 October 2017 - 16:33
Miliarderët, të cilëve këmba kurrë nuk u ka shkelur në fakultet

Se, të bëhesh miliarder vetëm duke pasur të kryer shkollën e mesme, apo as atë, është më vështirë, sesa ta kesh të mbaruar ndonjë fakultet, tregon edhe fakti që, nga 400 miliarderët më të pasur të SHBA-së, vetëm 23 prej tyre kanë të kryer vetëm shkollën e mesme, e 2 prej tyre nuk e kanë të kryer as atë (ia kishin nisur, por e kanë lënë). Në përqindje, vetëm 6% të 400 miliarderëve më të pasur amerikanë i takojnë kësaj kategorie. Nëse merret parasysh numri i përgjithshëm i amerikanëve të moshës së rritur, atëherë 29% të tyre kanë diplomën e shkollës së mesme si nivelin më të lartë të edukimit të tyre (këtu nuk janë përfshirë ata që kanë filluar studimet, por i kanë lënë ato).

Harold Hamm, më i pasuri nga këta 25 miliarderët pa diplomë fakulteti

Nga të 25 miliarderët me shkollë të mesme (apo që e kanë ndërprerë atë), në listën e 400 miliarderëve më të pasur amerikanë (në listën "Forbes"), 22 prej tyre vetë e kanë fituar pasurinë (tre të tjerët, që e kanë trashëguar pasurinë, janë Christy Walton, Diane Kemper dhe James Leprino). Në mesin e tyre ka 4 imigrantë: Do Won dhe Jin Sook Chang nga "Forever 21", Isaac Perlmutter nga "Marvel Comics", si dhe kryesuesi i "Univision"-it, Haim Saban. Shumica e këtyre njerëzve arritën sukses në jetë përkundër një fillimi tepër të vështirë. Diane Hendricks ëndërronte që të shkonte në shehër dhe të vishej me kostum. Më pas, një muaj para se të mbushte të 18- tat, ajo lindi fëmijën e saj të parë. Shkollën e mesme e mbaroi me korrespodencë. Tri vjet më pas, ajo takoi dhe u martua me një ndërtimtar, i cili kishte lënë pa mbaruar shkollën e mesme. Së bashku, ata themeluan kompaninë prodhuese të kulmeve, "ABC Supply". Derisa burri i vdiq në vitin 2007, Diane sot gjendet në vendin e 112-të të listës së 400 njerëzve më të pasur në Amerikë, me një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh. Do Won Chang dhe gruaja e tij, Jin Sook, mbaruan shkollën e mesme në Korenë jugore, para se të shkonin në SHBA, në vitin 1981, për shkak se situata në vendin e tij ishte e keqe. Pasi arritën në SHBA, çifti punonte çka të gjente. Psh Chang bënte tri puna. Lante enët dhe përgatiste ushqime në një lokal, punonte në një pompë karburantesh, derisa natën pastronte zyrat. Pas njp kohe, ata bënë aq para, sa për ta hapur një dyqan të vogël të veshjeve, i cili më pas u shndërrua në një gjigant të madh të shitjes me pakicë, "Forever 21". Harold Hamm, më i pasuri nga këta 25 miliarderët pa diplomë fakulteti, ishte fëmija më i vogël nga gjithsej 13 fëmijë të një familjeje nga Oklahoma, që punonin tokën e marrë me qira. Ai filloi që të punonte në një pompë karburantesh në moshën 16- vjeçare, për ta mbajtur familjen. Më pas filloi që të pastronte tankerët e naftës, para se ta formonte kompaninë e vet që bartte ujë deri në fabrikat e naftës. Në vitin 1971, ai kishte bërë mjaft para, sa që ta hapte pusin e parë të tij të naftës. Pronari i kompanisë "Dole Foods", David Murdock nuk arriti ta mbaronte as shkollën e mesme. Meqë vuante nga disleksia (vështirësitë në të lexuar), Murdockut nuk i shkonte shkolla dhe e la atë derisa ishte në klasën e nëntë. Punoi në një pompë karburantesh, para se të shkonte në ushtri, në vitin 1943. Pas ushtrisë, Murdock shkoi në Feniks dhe filloi që të ndërtonte shtëpi. Ja edhe lista e miliarderëve amerikanë, që kanë vetëm diplomë të shkollës së mesme (apo që kanë lënë shkollimin pa e mbaruar atë). numri në listë tregon pozitën e tyre në listën e 400 amerikanëve më të pasur, të përpiluar nga revista "Forbes".

 

 

KËTA DY E LANË SHKOLLËN E MESME PA E KRYER

David Murdock - No. 288; pasuria 2.8 miliardë dollarë

Todd Christopher - No. 374; pasuria 2.1 miliardë dollarë

MILIARDERËT VETËM ME DIPLOMË TË SHKOLLËS SË MESME

Harold Hamm - No. 43; pasuria 11 miliardë dollarë

Andrew Beal - No. 45; pasuria 10.9 miliardë dollarë

David Green - No. 76; pasuria 6.4 miliardë dollarë

Christy Walton - No. 85; pasuria 6.1 miliardë dollarë

Dennis Washington - No. 94; pasuria 5.7 miliardë dollarë

Diane Hendricks - No. 122; pasuria 4.9 miliardë dollarë

Sheldon Solow - No. 140; pasuria 4.7 miliardë dollarë

Nick Caporella - No. 150; pasuria 4.5 miliardë dollarë

 Archie Aldis Emmerson & familja - No. 167; pasuria 4.1 miliardë dollarë

 Isaac Perlmutter - No. 179; pasuria 3.9 miliardë dollarë

Richard Schulze - No. 219; pasuria 3.4 miliardë dollarë

Barry Diller - No. 240; pasuria 3.2 miliardë dollarë

 Haim Saban - No. 240; pasuria 3.2 miliardë dollarë

 John Paul DeJoria - No. 248; pasuria 3.1 miliardë dollarë

 Diane Kemper - No. 248; pasuria 3.1 miliardë dollarë

James Leprino - No. 264; pasuria 3 miliardë dollarë

Don Vultaggio & familja - No. 264; pasuria 3 miliardë dollarë

 Do Won Chang & Andrew Chang - No. 302; pasuria 2.7 miliardë dollarë

Sean Parker - No. 315; pasuria 2.6 miliardë dollarë

Daniel Abraham - No. 374; pasuria 2.1 miliardë dollarë

 Eric Smidt - No. 374; pasuria 2.1 miliardë dollarë

Ronald Wanek - No. 374; pasuria 2.1 miliardë dollarë.

 

(Kosova Sot)