Shikoni çfarë bënte Saimir Tahiri gjatë kohës që diskutohej për mandatin e tij

  • 20 October 2017 - 16:51
Shikoni çfarë bënte Saimir Tahiri gjatë kohës që diskutohej për mandatin e tij

Ndonëse ditën e sotme u shfaq më i qetë, Saimir Tahiri nuk i ka fshur shenjat e nervozizmit teksa Komisionit i Mandateve diskutonte mbi mandatin e tij.

Edhe pse ka gjetur mbështetjen e socialistëve, ndryshe nga sa u mendua, edhe pse në dukje sot ishte më i qetë, gazetarët brenda sallës kanë mundur të fokusojnë një detaj, që tregon se Tahiri gjithsesi ishte nervoz. Poshtë tavolinës ai lëvizte këmbën në mënyrë të pandërprerë, një gjest që tregon qartë humbjen e qetësisë.

Për më shumë se dy orë Tahirit iu desh të presë radhën për të folur, ndërsa ka shpërhyer kundër prokurorëve me pyetje që tentonin t’i rrëzonin akuzat e ngritura ndaj tij.

Tahiri është larguar nga mbledhja pasi ka ngritur të gjitha pyetjet që kishte, duke theksuar se emri i Saimir i përmendur nga trafikantët nuk ishte i tij.

Mbledhja vazhdon pa praninë e mediave, ndërsa në sallë në vend të deputetit qëndroi avokati i tij.

(Kosova Sot)