Emrullahu: Sundimi i ligjit të bëhet prioritet

  • 20 October 2017 - 16:52
Emrullahu: Sundimi i ligjit të bëhet prioritet

Analisti Nehat Emrullahu tha për "Kosova Sot " se Kosova nuk mund të lirohet nga krimi i organizuar derisa nuk bëhet pavarësimi i plotë i institucioneve të gjyqësisë. "Individë të caktuar, si në nivelin qendror dhe atë lokal, nuk mund të bëjnë kthesë të theksuar derisa janë vetë të inkriminuar në krim dhe korrupsion. Së këndejmi, institucionet tona urgjentisht duhet të marrin qëndrim, duhet avancuar dhe plotësuar legjislacionin dhe përfundimisht duhet të marin "vendime të dhimbshme" ,duke goditur fuqishëm kriminelët që janë bashkëfamiljarë, miq dhe kolegë në institucionet përkatëse, të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë pengesë e zhvillimit ekonomik dhe të thithjes së investimeve nga jashtë", theksoi ai. "Qeveria qendrore e tanishme dhe qeveritë lokale, që do të zgjidhen shpejt duhet ta vendosin në agjendë, prioritet sundimin e ligjit, i cili pason me zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës", vijoi më tutje Emrullahu.

(Kosova Sot)