Hoti: Sikur Prokuroria po e bën avokatinë e krimit

  • 20 October 2017 - 17:48
Hoti: Sikur Prokuroria po e bën avokatinë e krimit

Deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha për "Kosova Sot", se aspak nuk duhet që të habitemi me heshtjen e deritashme të organeve të drejtësisë, sepse i tërë sistemi i drejtësisë deri më tash ka qenë i ndikuar nga politika. "Edhe heshtja e Prokurorisë së Shtetit lë vend për dyshime të mëdha se Prokuroria është duke bërë avokatinë e krimit, ngase nuk po vepron as "ex-officio" dhe as në bazë të kallëzimeve penale të deponuara në Prokurorinë e Shtetit, që janë bërë nga qytetarët e guximshëm, që ndonëse të zhgënjyer tej mase, ata akoma besojnë në ligjet dhe në Kushtetutën e vendit", theksoi ai.

(Kosova Sot)