Grapci: Të mos harrojmë që Shpendi ka bërë shumë marrëveshje kriminale me Devollët!

  • 21 October 2017 - 12:01
Grapci: Të mos harrojmë që Shpendi ka bërë shumë marrëveshje kriminale me Devollët!

Analisti Dardan Grapci pohon se me qeverisjen e VV-së dhe të Shpend Ahmetit, kryeqyteti është thelluar vetëm në krim të organizuar, ka ngecur skajshmërisht në zhvillim, prandaj është koha që qytetarët ta ndëshkojnë atë. "Kuptohet që Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Liburn Aliu dhe Dardan Sejdiu, në bashkëpunim me DEVOLLËT, do të mundohen të blejnë vota nga qytetarët e Prishtinës, ku Shpendi ta fitojë edhe një mandat. Sipas disa sondazheve që janë bërë nga mediumet dhe portalet e Kosovës, po vërehet që qytetarët janë të mllefosur tej mase me keqqeverisjen e Shpendit, për çka pritet që këta qytetarë do ta dënojnë VV-në, duke ia dhënë votën dikujt tjetër më 22 tetor, dhe me votën e tyre t'i sjellin kryeqytetit ndryshime. Gjithashtu, mos të harrojmë që Shpendi ka bërë shumë marrëveshje kriminale me Devollët, duke iu shitur pronat që kanë qenë të qytetarëve e jo komunale", tha Grapci për "Kosova Sot". Këto shkelje ligjore dhe veprime korruptive, sipas Grapcit, duhet që pa vonesë të bëhen objekt hetimi nga Prokuroria e Shtetit. 

(Kosova Sot)