BADALLAJ: SHPENDI MAJËN E SKANDALEVE E ARRITI DUKE SHITUR LEJE, DUKE IA DHËNË TOKAT NË ZEMËR TË PRISHTINËS BANDËS MË FAMËKEQE SERBIANE QË QUHET DEVOLLI

  • 21 October 2017 - 15:55
BADALLAJ: SHPENDI MAJËN E SKANDALEVE E ARRITI DUKE SHITUR LEJE, DUKE IA DHËNË TOKAT NË ZEMËR TË PRISHTINËS BANDËS MË FAMËKEQE SERBIANE QË QUHET DEVOLLI

Një mesazh për ta ndëshkuar qeverisjen e inkriminuar të VVsë dhe Shpend Ahmetit, e dërgon nga diaspora, edhe analisti Reshat Badallaj. "Në qoftë se mashtrohet edhe njëherë popullata e Prishtinës dhe më gjerë që t´ia shesë votën klubit të 'Vetëvendosjes' dhe bajraktarit të kryeqytetit, më besoni se kësaj radhe me dorën e tyre do ta vrasin veten dhe jo vetëm veten, por të gjithë ata që e shesin votën te këta sejmenë, jo vetëm veten, po do të vrasin edhe shumë të tjerë dhe do të marrin në qafë krejt kryeqytetin, se si thuhet me një plumb vret një njeri e me votë vret një popull të tërë", ka theksuar ai. " Por, kësaj radhe nuk e besoj se kryeqytetasit janë të pavetëdijesuar dhe e kanë parë mjaft mirë këtë bajraktar që nuk ka punuar asgjë për interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Ky klub dhe sejmenët e tjerë, që janë aty rrotull, kanë punuar vetëm për interesa te tyre personale, që janë bërë shumë të kamur, e që deri dje nuk kishin as bukë për të ngrënë. Populli tashmë e ka parë se Shpendi do të mbahet mend vetëm për të keq, për dembelizëm, shëtitje natën nëpër klube të natës, dhe me fejsbukizëm. Por, majën e skandaleve, të tradhtisë karshi elektoratit dhe votuesve të tij, hajnisë marramendëse, duke shitur leje, duke ia dhënë tokat në zemër të Prishtinës bandës më famëkeqe serbiane që quhet Devolli", tha Reshat Badallaj.

(Kosova Sot)